Gazetari publikon fotot në fushën e gjerë me kanabis, prezantohet fara e...

Gazetari publikon fotot në fushën e gjerë me kanabis, prezantohet fara e re ‘Gorilla’

326
0
Shares

Një fushë e gjerë e mbjellë me kanabis të një varieteti të ri që rritet për 60 ditë ka shfaqur sot në rrjete sociale gazetari Artan Hoxha.

“Me ne fund e gjetem, se na lodhi dreqi. Mbetem maleve!

Ne XHUNGEL,

Sigurisht nuk jemi ne Afrike.

As ne xhunglen e Amerikes Latine.

Por jemi ne xhunglen shqiptare, me hibridin me te ri te kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.

Nje e fare e modifikuar ne kushte laboratorike ne Spanje dhe e kultivuar per here te pare ne Shqiperi, qe piqet brenda 60 ditesh…sigurisht piqet brenda nje kohe gati sa gjysma e 100-shit ….”, shkruan Hoxha në rrjetat sociale.

Kjo bimë ka krijuar një problematikë tjetër. Sepse avioni mund ta ketë skanuar këtë zonë dhe ajo del  e pastër, pastaj kultivuesit mbjellin këtë bimën, e cila rritet për dy muaj.

Unë di që ajo zona ku është mbjellë parcela në fjalë është skanuar në korrik dhe ka dalë e pastër, por këta kanë mbjellë menjëherë pas skanimit me avion kanabisin duke e marrë prodhimin shumë shpejt.

Kjo bën që autoritetet të ndryshojnë  medoemos mënyrën e kontrollit pasi një prodhim kaq i shpejtë e nxjerr jashtë loje strategjinë e tanishme të skanimit në qershor për shembull”, tha Artan Hoxha në abcnews.

Hoxha tha se parcela e vizituar prej tij ishte në fazën e pjekjes dhe se kishte shumë rrëshirë.

Kam parë parcela nga jugu në veri këtë verë. Gorrillën e kam konstatuar në pak vende pasi është farë e shtrenjtë dhe nuk mund ta blejë çdokush. Kjo farë prodhon më pak, por ka prezencë më të madhe të THC-së dhe prandaj çmimi i shkon rreth 4 mijë euro/ kg”, tha ai.  

Gazetari tregoi gjithashtu edhe teknologjinë e përdorur nga kultivuesit për bllokimin e valëve të dronit si edhe sistemin e kamerave të vendosur prej tyre. Sipas Hoxhës, kultivuesit nuk i ruajnë më parcelat me roje, por me kamera inteligjente, të cilat sinjalizojnë në celular për çdo lëvizje pranë arës së mbjellë.

“Në fillim në donim të ngrinim dronin për të verifikuar parcelat. Pamë që droni nuk po ngrihej dhe kuptuam që kishte bllokues valësh për të.

Pastaj gjatë lëvizjeve pranë arës pash që kishte sistem inteligjent kamerash, të cilat kishin nxjerrë jashtë loje rojet.

Me roje do harxhoheshin 80-100 mijë euro, kurse me këtë sistem kamerash jo më shumë se 3 mijë euro. Plus që rojet flasin, kurse kamerat jo”, tha Hoxha. pwr televizionin abcnews. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY