Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ISIS-K merr përsipër sulmet në Kabul, 60 të vrarë mes afganëve dhe amerikanëve

26/08/2021
ISIS-K merr përsipër sulmet në Kabul, 60 të vrarë mes afganëve dhe amerikanëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shteti islamik e ka marrë përgjegjësinë e sulmeve terroriste në aeroportin e Kabulit ku besohet se u vranë 60 persona mes të cilëve edhe 12 ushtarakë amerikanë.

BBC shkruan se ata kanë konfirmuar sulmin e tyre nëpërmjet një mesazhi në median e tyre në Telegram.

Sipas ISIS, një kamikaze ka hedhur veten në erë duke vrarë dhe plagosur qytetarët afganë dhe ushtarët e SHBA-së.

Këtë ngjarje e ka paralajmëruar SHBA disa ditë më parë. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se ka grupime të ISIS në këtë rajon që mund të ndezin më shumë situatën me ngjarje të tilla.

Pak më herët, Pentagoni konfirmoi vdekjen e 12 ushtarakëve amerikanë dhe plagosjen e 15 të tjerëve.

Çfarë është ISIS K dhe si lindi?

Me besimin se grupi etnik Pashtun është fetarisht “i papastër” dhe i kompromentuar politikisht me djallin Amerikë, Isis K lindi mes vitit 2014 dhe 2015, në provincën Khorasan, një territor në kufirin afgan me Pakistanin, nga dezertimi i disa komandantëve talebanë, të cilët ishte betuar për besnikëri ndaj ISIS, pasi militantët Daesh, kishin filluar të përhapnin propagandën e tyre në territor.

Në tetor të vitit 2014, pas disa takimeve të organizuara në Pakistan dhe Irak mes drejtuesve të dy organizatave xhihadiste, gjashtë komandantë të talebanëve paksitanezë braktisen publikisht grupin e tyre dhe iu betuan për besnikëri Abu Bakr al-Bagdadi, kreut të ISIS nga 2014 deri në 2019.

Në janar të vitit 2015, zëdhënësi zyrtar i Daesh, Abu Muhammad al-Adnani pranoi përkatësinë e ish-studentëve të Kuranit, duke njoftuar zgjerimin e kalifatit të ISIS në Wilayat Khorasan (province e Khorasan) një rajon historik që përfshin pjesë nga Afganistani dhe Pakistani.

Nga ajo kohë, ISIS filloi të rekretojë në mënyrë aktive dezertorë në provincë, veçanërisht në mesin e fondamentalistëve të cilët janë të pakënaqur me udhëheqësit e tyre ose mungesën e suksesit në fushën e betejës. Në qershor të vitit 2015, dy grupet xhihadiste filluan të luftojnë për udhëheqjen dhe kontrollin e luftës në Afganistan dhe Isis K arriti të pushtojë provinca të tjera përtej Kurashan, gjithashtu falë Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit, e cila në gusht të atij viti u zotua për besnikëri ndaj ISIS-it, duke deklaruar veten anëtar të Wilayah Khorasan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

17/04/2026
Berisha akuzon policinë për dhunë ndaj Aulon Kalasë: “Akt kriminal me urdhër të Ramës”

Berisha akuzon policinë për dhunë ndaj Aulon Kalasë: “Akt kriminal me urdhër të Ramës”

17/04/2026
Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
Policia ndalon policin që qëlloi në Rrilë, në kërkim autorët dhe shënjestra

Qëllohet me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

17/04/2026
Berisha akuzon policinë për dhunë ndaj Aulon Kalasë: “Akt kriminal me urdhër të Ramës”

Berisha akuzon policinë për dhunë ndaj Aulon Kalasë: “Akt kriminal me urdhër të Ramës”

17/04/2026
Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës, Berisha kalon mes protestuesve

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.