Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NDRICIM HARKA/ Kreu i trafikut të kokainës ishte patronazhit i 67 banorëve të Tiranës, mes tyre oficerë policie

22/06/2021
SPECIALE/ Lufta populiste e Edi Ramës kundër korrupsionit sjell pak rezultate

Foto, Kryeministri Edi Rama gjatë një mitingu në sheshin Skënderbej | Foto nga LSA

Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga një vëzhgim i shpejtë në database, rezulton se Partia Socialiste i kishte besuar Ndriçim Harkës, person i cili drejtonte një grup të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Zvicer, vëzhgimin, monitorimin dhe përgjimin e 67 banorëve të Tiranës, raporton lapsi.al.

Në dispozicion të tij, u vunë numrat e kartave të identitetit, numrat e telefonit, vendet e punës, etj për secilin prej këtyre votuesve. Ka ndër këto qytetarë, vajza të moshës 20-vjeçare, djem të rinj apo burra dhe gra të moshave të ndryshme, që ai kishte për detyrë t’i monitoronte bindjet politike, paralelisht me koordinimin e trafkut të drogës në Gjermani dhe Zvicër.

Të dhënat në database tregojnë se patronazhistit që trafikonte kokainë në Gjermani, Partia Socialiste i kishte ngarkuar të monitoronte edhe një punonjëse të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, një 36-vjeçare me emrin Esmeralda, apo një 39-vjeçar me emrin Klodian që ishte pjesë e Reparti të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në listën e qytetarëve që duhej të vëzhgonte Harka, mes të tjerëve janë edhe punonjës të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, punonjës të Kolegjit Turgut Ozal, kuzhinierë apo punëtorë të ndryshëm, drejtues të kompanive private etj.

Ndricim Harka

Shitja e kokainës në Gjermani dhe në Zvicër duhet t’i ketë marrë një pjesë të mirë të kohës Ndriçim Harkës, pasi në pjesën e komenteve ai nuk ka regjistruar asgjë të pazakontë.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, grupi i tij trafikonte kokainë nga Gjermania në Zvicër prej vitit 2015. Dy nga drejtuesit e organizatës janë punonjësi i zjarrfikëses së Tiranës, patronazhisti Ndriçim Harka dhe i afërmi i tij Edmond Merja. Grupi kriminal paguante deri në 3500 euro për kalimin e lëndës narkotike në kufirin e BE.

Sipas të dhënave, Harka ka udhëtuar disa herë në drejtim të Zvicrës dhe Gjermanisë. Deri tani, në Zvicër janë arrestuar 8 persona ku 3 prej tyre janë shqiptarë. Drejtuesit e PS e konsiderojnë një vendim tërësisht normal dorëzimin e të dhënave personale tek patronazhistët. Madje pas zbulimit të skandalit në Lapsi.al, Rama i nxiste akoma ata akoma më shumë të monitoronin qytetarët.

“Patronazhistëve t’iu merrni të keqen. Edhe mos harroni, mos e harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. As mos ta çoni nëpër mend se patronazhistëve tanë ua fshihni mendimet tuaja. Ne ju njohim kush jeni dhe po vijmë pas jush. Në 25 prill do ta shikoni sa mirë ju njohim” – ishin thirrjet e kryeministrit Rama në fushatë./Lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.