Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këshilli Evropian rrëzoi nisjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë, mbetet për vjeshtë

22/06/2021
Këshilli Evropian rrëzoi nisjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë, mbetet për vjeshtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i mbledhur në Luksemburg nuk caktoi sot një datë për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, që është edhe kryesuese e BE deri në fund të qeshorit, Paola Zacarias tha se sot nuk u arrit një dakordësi megjithëse bisedimet ishin të gjata.

“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk u bë e mundur të bihej dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër, atë sllovene”, tha ajo.

Përfaqësuesi bullgar në takim, sipas MIA-s, kishte thënë se “BE nuk e kupton sa i thellë është problem midis Shkupit dhe Sofjes”, se “kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane” dhe se “Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”.

Ministri i jashtëm Sloven Gasper Dovzan, u shpreh  më herët se gjatë presidencës sllovene të BE-së e cila fillon në 1 Korrik zgjerimi mbetet një faktor kyç.

Ndërsa ministri gjerman për Evropën, Michael Roth në deklaratën e tij para fillimit të mbledhjes tha se vendimet e nevojshme, si përcaktimi i datës për Konferencën e Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë nën hijen e konflikteve dypalëshe.

“Mendoj se çështja kryesore sot është të vërtetohet besueshmëria e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Një vit më parë, pas diskutimeve të gjata, ne vendosëm zyrtarisht të hapnim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tanimë ato duhet të fillojnë. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe. Komisioni dhe Qeveria Federale janë të mendimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur pjesën e tyre të angazhimeve, në mënyrë që ne të jemi në gjendje të fillojmë tani” tha Roth. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.