Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e Carolinës, krimi i ngjashëm me atë të Oscar Pistorius, policët ia morën fëmijën nga duart menenjëherë

18/06/2021
Vrasja e Carolinës, krimi i ngjashëm me atë të Oscar Pistorius, policët ia morën fëmijën nga duart menenjëherë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia greke kishte dyshuar që në momentet e para se Babis Anagnostopoulos ishte autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, Caroline Crouch.

George Kalliakmanis, drejtues i policisë së Atikës, tha se rasti në fjalë ka ngjashmëri me krimin e Oscar Pistorius në Afrikën e Jugut. Ai tha se policët kishin dyshime te Babis që në momentin e parë kur vendosën kontakt me sy.

Sipas policëve, ai ishte kaq i ftohtë në rrëfimin e tij, sa një prej oficerëve nxitoi t’ia hiqte vajzën e vogël nga krahu. Ai e bëri këtë gjë për të mbrojtur vogëlushen e çiftit.

“Pasi erdhën efektivët dhe liruan 32-vjeçarin, ai pyeti menjëherë nëse gruaja e tij kishte vdekur ose jo dhe më pas mori në krah foshnjën 11-muajshe”, tha drejtori i policisë.

“Policit i shkoi menjëherë mendja te e keqja dhe ia mori fëmijën nga duart”.

Kalliakmanis tha se gjithçka dukej inskenim, pasi pak gjëra në shtëpi ishin lëvizur. Zakonisht grabitësit nxitojnë që të hapin çdo vend të mundshëm ku dyshojnë se ka gjëra me vlerë. Por në këtë rast kishin lëvizur vetëm ato vende ku Babis thoshte se ka gjëra me vlerë.

Edhe mbytja e qenit ishte e dyshimtë. Përse duhej që familja ta mbante qenin të lidhur me zinxhir në shtëpi?

Ndërsa polici që e zgjidhi Babis, nuk ishte në gjendje ta kuptonte se ishte i lidhur nga të tjerët. “Më tha më zgjidh shpejt se po mbytem dhe nuk isha në gjendje që të kuptoja nëse ai ishte i lidhur nga të tjerët apo ishte lidhur vetë”.

Policët vendosën të luajnë lojën e hetimeve për grabitësit e mundshëm, në mënyrë që Babis të ishte i qetë dhe hetimet ndaj tij të vazhdonin deri në pikën kur ai u thye në mes dhe pranoi krimin e rëndë.

Gjatë kësaj kohe u përfol shumë se pas krimit të rëndë qëndron një bandë e dhunshme shqiptare, duke shtuar jo pak ndjesitë raciste në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.