Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të gjitha qëndrimet e palëve për procesin në Kushtetuese për Teatrin Kombëtar

17/06/2021
Ambasadorja e Suedise: Jam thellesisht e shqetesuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese është mbledhur dje për të marrë vendim në lidhje me Teatrin Kombëtar.
Gazeta Panorama ka  zbardhur disa nga qëndrimet e palëve në proces, qeverisë, bashkisë, Presidencës, Aleancës.

Përfaqësuesi i Presidencës: Çështja ka nisur që në mars 2018, që përkon dhe me daljen jashtë funksionimit të Kushtetueses. Në atë kohë u hodh ideja e një ligji special, të një zone në qendër të Tiranës. Shumë shpejt, në 26 qershor 2019, ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Presidenti e vlerësoi me seriozitet, jo vetëm ligjim special, por edhe qëndrimet publike të shoqërisë civile, ekspertëve dhe aktorëve pro dhe kundër, si dhe ktheu me dekret ligjin. Kuvendi duhet të merrte kohën e duhur deri në funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi mori dekretin e Presidentit dhe e vendosi parimin e tij. Titulli i ligjit ndryshoi, përmbajtja e procedura dhe e çoi te Presidenti si një ligj të ri. Rezultoi se Kuvendi nuk kishte rivlerësuar konstatimet e Presidentit. Përpjekja e vetme ishte të hiqte emrin e kompanisë propozuese dhe atë ta zëvendësonte me paragrafë që çonin po tek e njëjta kompani. Me datë 9 maj Presidenti bëri dy thirrje që të ndërpritej çdo veprim ndaj godinës së Teatrit. Më 12 maj Rama deklaroi me forcë se godina do të prishej. Më 14 maj Meta depozitoi në këtë gjykatë kërkesën e dytë dhe bëri thirrje të mos vendosej dorë mbi godinat e Teatrit derisa të shprehej Kushtetuesja. Po atë ditë, Këshilli Bashkiak kishte vendosur shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar. Thirrjet nuk u dëgjuan. Por nuk u dëgjua as ajo e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që kishte konstatuar se godina nuk duhet të prishej. Nuk mundet Bashkia apo institucionet të kryejnë procedura administrative për ndërtimin e Teatrit të ri, derisa të përfundojë ky gjykim kushtetues.

Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Transferimi i pronësisë nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë është bërë në mënyrën më të turpshme, me një fletë-dalje. Një fletë-dalje të tillë nuk bën asnjë zyrë ekonomike për nxjerrjen e një malli nga magazina. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shpreson që mbi këtë çështje të jepet drejtësi këtu në Kushtetuese, pasi në të kundërt, do t’u drejtohemi edhe gjykatave ndërkombëtare.

Përfaqësuesi i Kuvendit: Ne reflektuam pas rikthimit të ligjit nga Presidenti dhe bëmë ndryshimet e nevojshme, për këtë arsye ligji i ri nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Teatri Kombëtar nuk është në listën e Monumenteve të Kulturës. Nga ekspertët është thënë se kanë dalë në përfundimin se godina e Tetarit Kombëtar nuk mund të rikonstruktohej dhe ajo kishe dalë jashtë funksionit.

Përfaqësuesi i qeverisë: Kjo është çështje e vështirë, vështirësi të mëdha se si Kushtetuesja duhet të disponojë, artikulojë e vendosë mbi palët. Vetë Presidenti në kërkesën e tij në gjykatë niset nga faktet që nuk janë fakte ligjore. Rrethanat dhe kërkesat e tyre janë aspak të denja për Gjykatën Kushtetuese dhe jo në kompetencë të saj. Edhe pse ligjvënësi e ka veshur me mbajtjen lart të gjykimit kushtetues. Vlera kulturore ka interes publik. Godina e Teatrit Kombëtar nuk ka pasur vlerë kulturore. Pronat që mbartin vlerat vihet në statuse specifike. Tri mbledhje, fakte e parametra teknikë për të identifikuar jashtë mënyrës së saj të vlerësimit. Pa asnjë funksion publik në momentin e prishjes së një godine, po gjykoni një vendim të Këshillit të Ministrave. Kam marrë një letër nga aktorët për stresin e përditshëm në këtë godinë ku bëheshin shfaqjet. Ka pasur dhe grupe vlerësuese nga institute e ndërtimit, që theksonin rrezikshmërinë. Ligji objekt shqyrtimi nga Presidenti është akt individual. Qëllimi i ligjit nuk ka qenë të rregullojë menaxhimin e një pasurie kulturore, por të krijojë një vend kulture për institucionin e Teatrit Kombëtar. Qëllimi i tij ishte për krijimin e një marrëdhënieje publik-privat. Për kalimin e pronësisë ka pasur një vakum ligjor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.