Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fatos Lubonja rrëzon deklarimin e Ramës se ‘ai vrau babin politik’

16/06/2021
Lubonja: Rama nuk qeveris dot pa oligarkët, nisma e opozitës është pozitive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Analisti Fatos Lubonja thotë se raporti i krijuar mes Fatis nanos dhe Edi Ramës nuk është ai ‘i vrasjes së babait’, sic rëndom e deklaron Rama apo sic tha edhe pak ditë më parë në kongresin e PS tek stadiumi.

Lidhur me këtë deklaratë të Ramës, Lubonja bën këtë analizë. “Unë nuk them vrasje në kuptimin si pushtet, por vrasja e atit në kuptimin më thelbësor. Vrasja ndodh në mendjen tonë, kur ndryshojmë ne, jo kur vret atë vërtet, por kur ndryshon ti si person,  kur Edi Rama ndryshon. Vrasja e atit në kuptimin psiko-analitik është kur ti ndryshon vetë dhe ajo është thelbi i vrasjes së atit, kur ndryshon një kulturë në një shoqëri. Çfarë përfaqësonte ati dhe biri, biri përfaqëson diçka tjetër nga ato, kur ti e përsërit nuk e ke vrarë. Ai është brenda në të gjitha aspektet”.

Sipas tij, ka një gjë të përbashkët që i lidh Nanon dhe Ramën dhe ky është korrupsioni. Duke e parë në këtë këndvështrim, Lubonja shprehet se Fatos Nano është brenda partisë, pavarësisht se nuk është në krye apo në qendër të saj.

“Ka pasur edhe një gjë të përbashkët që i lidh edhe sot. Kush është kjo? Korrupsioni. Një parti e ndërtuar mbi abuzimit me pushtetin, ku të gjithë kanë abuzuar me pushtetin. Korrupsioni është një bashkëfajësi e madhe, në këtë rast e kësaj partie, ku askush nuk del dot. Pra hipokrizia shpjegohet me këtë bashkëfajësim në korrupsion kryesisht dhe në përfitimet që tani i ka në dorë Edi Rama. Kërkoni me çfarë është pasuruar Nano dhe gruaje  e tij, ca ndërtime, ca gjëra…pra e dinë të gjithë shqiptarët. Ky është shpjegimi i hipokrizisë së Nanos.

Edi Rama përtej asaj, që ati është ai, është ana psikologjike dhe kulturore, që njëshi dhe s’ka tjetër, pastaj shikohet me çfarë mjetesh e mban pushtetin ku njëshi. Si e mban pushtetin? Nuk mbahet më me burgje, kampe, polici. Pushteti mbahet me disa mjete të tjera. Mjeti kryesor është kontrolli i ekonomisë, pra kontrolli i bizneseve, i ekonomisë.

Në këtë aspekt Nano është brenda, larg apo afër, por është brenda. Pastaj pjesa tjetër është propaganda që mbahet dhe është e trashëguara. Përpara një realiteti mjeran e mbulojmë me propagandë. “Nga fitorja në fitorje” thoshte shoku Enver. Dhe e pamë cila ishte fitorja në fund fare. Po kështu edhe këtu duhet propaganda, në këtë aspekt Nano bëhesh pjesë  propagandës, ku interesat e pushtetit dhe ekonomike mbulohen edhe me propagandë për tu thënë njerëzve që ne jemi në sukses. Pra Nano është brenda, nuk është në qendër apo në krye, por është brenda. Siç mbante shoku Enver, babë Myslimin”, tha Lubonja në analizën e tij. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.