Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama agreson pluralizmin në Kongres, paralajmëron një strukturë të re gjithëpolitike “Këshilli Kombëtar”

12/06/2021
Rama agreson pluralizmin në Kongres, paralajmëron një strukturë të re gjithëpolitike “Këshilli Kombëtar”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në fjalën e tij kryeministri Rama paralajmëroi një strukturë të re gjithëpolitike, atë të Këshillit Kombëtar pa e eksploruar më tej atë por dicka përtej PS që mund të agresojë pluralizmin kështu sic është.

“Duhet që mandati i tretë të shënojë një hapje të re ndaj njerëzve të këtij vendi, duke i përfshirë me një institucion të ri, Këshillimit Kombëtar. Populli mos dëgjohet një herë në 4 vite, por të paktën një herë në vit. Çështjet më interes të veçantë kombëtar, do këshillohemi me gjithë qytetarët, pa dallime politike, fetare e krahinore që do të duan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar. Nuk është një ushtrim komunikimi ku shkojmë në Shqipëri, është institucion ndërveprimi, me shkrim, me gjithë qytetarët. Të gjithë ata që duan të përfshihen, duan të japin opinione, po me shkrim. Të na thonë po ose jo, për çka ne shtrojmë si alternativa, do  përgatitemi këtë vjeshtë ta realizojmë, do mësojmë dhe ta përmirësojmë’’, tha Rama.

Në vijim Edi Rama iu rikthyer tezës së vitit 2013 kur erdhi për herë të parë në pushtet se PS ndodhet këtu për të bërë shtetin.

“Mandati i tretë mund të jetë edhe i fundit po të dojë nëse mandati i katërt varet nga këta arrogantët që futen në zyrat e shtetit më mbështetje, që nga ministrat e deri të nivelet e drejtorëve në qytetet e Shqipërisë. Kujt të gjeni kushërinjtë e mi në punë hajd më kërkoni vend për kushërinjtë tuaj.  Ne do të jemi shumë të qartë me çdo anëtar të kësaj partie që vjen dhe thotë ‘dua punë në shtet’. PS nuk është qëllim por mjet për të arritur qëllimet e kësaj familje të madhe.  Ky është një bast i madh por është basti ynë me historinë. Flamuri i PS-së nuk do të bëhet dot mbulesë e askujt. Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel ligjin por mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon. PS nuk është zyrë avokatie e asnjërit prej nesh por është mbështetësja, garantja e reformës në drejtësi dhe prirësja e barazisë para ligjit“, u shpreh Rama.

Sipas tij, në sektorin publik ka ende arrogantë, injornatë e parazitë që në emër të PS shfrytëzojnë postet për interesat e tyre.

“Platforma e Bashkëqeverisjes të ngrihet në nivel të ri, Të marrë vulë ligjore, detyruese për qeverinë dhe institucionet të cilat çdo qytetar që nuk merr përgjigje në kohë e cilësi, të ketë forcën të kërkojë përgjegjësi ligjore të drejtpërdrejtë. Një shumicë që nuk i përgjigjet me kohë e cilësi çdo qytetari, nuk e çon dot këtë vend në atë nivel ku Shqipëria kërkon të jetë, mund të jetë, dhe do të jetë. Ta ndajmë mendjen, po e dëshirojmë Shqipërinë në majën ku shqiptarët na zgjodhën për herë të tretë, ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës. Ju takon të gjithëve këtu. Unë s’kam asnjë motiv më të madh, për të dhënë edhe më shumë se sa ky, i çlirimit të ministrive, institucioneve, agjencive, departamenteve, bordeve, nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë e elektoratit, por gërryejnë shtetin dhe pengojnë vetë misionin e PS”,  tha Rama.

Kryeministri theksoi se përballë arrogantëve që u përplasin derën në fytyrë, qytetarët kërkojnë një shteg për të ikur nga Shqipëria.

“Nuk do të thotë domosdoshmërisht që ata që janë jashtë të rikthehen në Shqipëri, por kushdo që do të kthehet do jetë i mikëpritur me krah hapur. Duhet të kryejmë një metamorfozë të administratës, në një administratë hibride, ku prania fizike të mos jetë e domosdoshme, por të kombinohet me teknologjinë. Mund të bëhet një potencial i jashtëzakonshëm”, tha Rama. R.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

01/05/2026
Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

01/05/2026
Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

01/05/2026
Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

01/05/2026
Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.