Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Varhelyi lajmëron projektin gjigand financiar të BE për Ballkanin, 30 miliardë

10/06/2021
Varhelyi lajmëron projektin gjigand financiar të BE për Ballkanin, 30 miliardë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Olivér Várhelyi ne Tirane

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Olivér Várhelyi tha sot në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë se javën e shkuar në Këshillin Evropian u arrit një marrëveshje për 30 miliardë euro në formë investimesh në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Lajmi që solla sot këtu për ju është se ne kemi një marrëveshje tashmë në BE për financimin e këtij plani. Javën e kalaur arritëm marrëveshjen me Këshillin dhe Parlamentin Evropian për programin IPA 3 , është asistenca, fondet para aderimit, që do jetë mekanizëm me anë të të cilit do financohet ky plan. Nga ana jonë jemi gati të fillojmë dhe me fondet këtë plan investimesh. Duam dhe partnerët të nisin me këtë plan sa më shpejt të jetë e mundur. Ne po hyjmë në muajin qershor që është muaj kritik për Ballkanin Perëndimor.

Kemi shumë cështje mbi tryezë, ne në BE duam të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë e Malin e Zi, duam të organizohen dy konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e kemi këtë samit të sotshëm që të tregojmë rezultatet.

Ky muaj, ky vit mund të jetë vërtet muaji ose viti i Ballkanit Perëndimor, por ne të gjithë duam të tregojmë rezultate e arritjet”, tha Várhelyi.

Varhelyi kërkoi që për jetësimin e financimit 30 miliardësh nevojitet një treg rajonal.

“Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë planin e investimeve, 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon, por ky plan nuk do funksionojë nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, nëse s’ka treg rajponal, ska kuptim autostradat nëse makinat do ndalojnë cdo 100 metra, s’ka kuptim për hekurudhat nëse trenat do hasin vështirësim apo rrugë tregtie nëse do duhet të ketë 6 cerifikata për këto mallra. Pra ky plan ekonomik do japë rezultate vetëm në rast se ky rajon punon për këtë treg rajonal e ky është dhe mjedisi ku do funksionojë”, shpjegoi më tej Varhelyi.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së dhe se mbetet në pritje të vendimit të Këshillit të Ministrave të Evropës. Sipas tij kjo vendimmarrje po zvarritet për shkak të përplasjeve të brendshme të KiE-së.

“Ne e para, ka rëndësi që detyrat tona ti bëjmë plotësisht, sepse nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli, Parisi apo Haga, por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë. Detyrat e shtëpisë e integrimit në BE, janë rruga për të modernizuar shtetin tonë.

Janë rruga për ta bërë Shqipërinë Europiane në sistemin e Drejtësisë dhe të Institucioneve të Mirëqeverisjes së institucioneve të sajë për ti demokratizuar ato. Përsa kohë ne dhe KE, jo këtë vit dhe tani prej 3 vitesh na kenë thënë që detyrat i kemi bërë dhe i ka kërkuar KiE të pranojë rezultatin e detyrave dhe të hapë fazën tjetër të procesit. KiE ka patur arsyet e veta që nuk ka dhënë ende përgjigje. Ky është një rast tjetër për të mësuar europën dhe metodën e futjes në BE.

Deri kur vazhdon kjo histori? Kësaj pyetje s’po ja kërkojnë përgjigjen sot. Do të shikojmë do të ketë apo s’do ketë përgjigje. S’ka asnjë minutë humbje kohe nga ana jonë”, tha Rama gjatë konferencës së shtypit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

01/05/2026
Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

01/05/2026
Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

01/05/2026
Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

01/05/2026
Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.