Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Sezon turistik të lehtësuar, me 15 qershor hapen qendrat shëndetësore verore“

28/05/2021
“Sezon turistik të lehtësuar, me 15 qershor hapen qendrat shëndetësore verore“
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vlorë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në qendrën shëndetësore “Uji i ftohtë” në Vlorë, ku shpalli planin e shëndetësisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se situate aktualisht është e kontrolluar dhe do të vijohet intensivisht me procesin e vaksinimit, për të patur një sezon turistik më të lehtësuar.
“Shumë faleminderit gjithë ekipit të qendrës shëndetësore këtu në Lungomare. Ku kemi parë që vijon vaksinimi edhe në qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pra vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin e popullatës të grupmoshës mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të grupeve të riskut, ku pjesë kemi bërë edhe punonjësit që punojnë në strukturat e hotelierisë. Ndaj unë jam e kënaqur që shoh se si po vijon ky plan, pra përmbyllja e vaksinimit të punonjësve turistikë, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Por një gjë është e sigurt, që duhet të vijojmë të zbatojmë protokollet shëndetësore, protokollet e sigurisë, për të mundësuar që të mos kemi përhapje të koronavirusit, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha nga Vlora se më datë 15 qershor, do të hapen qendrat shëndetësore verore si dhe do të vijojë dezinsektimi në zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.
“Përgatitemi për sezonin turistik me të gjitha masat, sipas një plani të mirëstrukturuar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qoftë përsa i përket vaksinimit të punonjësve të tour-operatorëve, qoftë përsa i përket gjithë programit të dezinsektimit përgjatë zonave të bregdetit dhe sigurisht, hapjes së qendrave shëndetësore verore, të cilat praktikisht janë tashmë të mirëstrukturuara. Jemi duke punuar me stafet, të cilat janë duke u trajnuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, për të filluar në 15 qershor me hapjen e qendrave shëndetësore verore, kudo gjatë bregdetit por edhe në zonat turistike malore”, tha Manastirliu.
28 qendra shëndetësore verore, me staf të kualifikuar, do të hapen në zonat turistike, duke filluar nga data 15 qershor. Ndërsa programi I dezinsektimit po vijon në të gjitha zonat e nxehta të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik. Deri tani janë kryer trajtimet e para në zonën e Kavajës, plazhi Golem –Qerret, plazhin e Spillesë, në Divjakë qytet dhe plazhin e Divjakës, në zonën e Vlorës, plazhin e Nartës, Zvërnecit, Rradhimë, Lagunën e Orikumit, Himarë, Qeparo, Borsh, Çukë, Parkun Kombëtar të Butrintit dhe do vijojë trajtimi në zonën e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Velipojës, etj. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

DITA 79/ Akuzat ndaj Sorosit dhe thirrjet për largimin e qeverisë, protestuesit: Nuk largohemi nga sheshi pa ikur Rama

17/08/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

HIMARË/ 4 persona pësojnë djegie gjatë riparimit të një skafi në Porto Palermo

17/08/2026
PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

PAMJET/ Përmbyset kamioni i UKT-së në Unazën e Madhe, dy persona të lënduar

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.