Anxhela Peristeri e ka futur Shqipërinë në finalen e Eurovisionit për edicionin e vitit 2021.
Anxhela Peristeri me “Karma” ka marrë mbështetjen e mjaftueshme nga juria profesionale edhe publiku në Evropë për të marrë pjesë në finalen e së shtunës.
Këngëtarja jonë, e cila radhitej e 11-ta pushtoi skenën e festivalit të Eurovision me performancën dhe vokalin e saj. Ajo këndoi në gjuhën shqip dhe interpretimi u shoqërua me lëvizjet e saj sensuale.
Ajo ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit dhe mediat që pasqyrojnë këtë festival.
Ndër Shtetet që marrin pjesë në gjysmëfinalen e dytë janë Bullgari, Estoni Finlandë, Greqi, Lituani Angli e të tjera.
Nata finale zhvillohet me 22 maj. Festivali po zhvillohet në Holandë. a.a
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/