Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Taksa dhe gjoba, gratë sipërmarrëse në Elbasan: Punojmë për mbijetesë

25/03/2021
Gazmend Bardhi / Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID, një mashtrim dhe skemë korruptive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin u takua me disa gra sipërmarrëse, që nga biznesi i vogël e deri tek ai fason dhe i eksporteve, ku dëgjoi shqetësimet e tyre për vështirësitë dhe barrën e madhe fiskale që kanë.
“E di që është e vështirë të bësh biznes në Shqipëri, aq më tepër nga një grua. Situata ka shkuar aty ku nuk mban më. Ka biznese që jo vetëm nuk fitojnë më, por dalin me humbje dhe e mbajnë aktivitetin për hir të investimeve të shumta që kanë bërë. Ne do të krijojmë një lehtësim të madh fiskal. Për biznesin e vogël do të jetë vetëm 0.5 përqind e xhiros, dhe pulla në xham që tregon shlyerjen, do të mbajë larg tatimorët. Do të kemi për gjithë biznesin lehtësim dhe përkrahje, duke ulur barrën e sigurimeve, çmimin e energjisë. Do të ndalim për një vit sulmin e inspektorëve që lëshohen si hienat dhe përveç dëmit financiar, shkaktojnë edhe probleme psikologjike tek sipërmarrja”, u shpreh Bardhi.
Bruna drejton një fasoneri, dhe shprehet se rritja e taksave e ka vështirësuar shumë aktivitetin. Ajo shton se rritja e pagës minimale e pashoqëruar nga qeveria me mbështetje ose lehtësime, i ka shtuar me 50 përqind kostot e saj.
Gledis ka një rrobaqepësi, të cilën tashmë e mban vetë, pasi nga rënia e punës dhe shtimi i kostove është detyruar të largojë nga puna gratë që kishte marrë aty. Ndërhyrjet e bashkisë në rrugë e kanë vështirësuar edhe më shumë. Ajo thotë se e hap dyqanin disa orë vetëm se i dhimbset investimi që ka bërë.
“Humbja e vendeve të punës është një kosto për të gjithë, sepse ata që hidhen në rrugë, do të duhet të futen në skemat e ndihmës sociale”, u shreh Bardhi.
Pranvera ka një dyqan të vogël fruta perimesh dhe shprehet se aty del vetëm sa për të mbajtur një person. Ankohet për taksat vendore dhe presionin e policisë bashkiake, dhe nëse nxjerr një kuti jashtë shkojnë e i kërkojnë lekë.
“Kanë rritur taksat dhe tarifat, kanë fryrë buxhetet po çfarë i kanë bërë paratë? Në rast se do i kthenin mbrapsht në shërbime, gjysma e së keqes, por i kanë bërë paga për punonjës që rrinë kot, por u duhen tani vende pune para zgjedhjeve”, u shpreh Bardhi.
Kjo është tronditëse sipas Brunës, e cila ka një kompani të madhe eksporti, por thotë se i nënshtrohet një terrori kontrollesh, deri në 17 herë në vit. Ajo thotë se administrata është fryrë vetëm me njerëz që pinë kafe, me mijëra filxhane kafeje kudo në zyra.
Klodiana që ka një moblieri ankohet për pabarazinë dhe konkurencën e pandershme. Ajo shprehet se nuk ka garanci, dhe çdokush mund të futet në këtë sektor, të pastrojë paratë e pisëta, ndërkohë që ata që punojnë me ndershmëri e vuajnë në kurriz.
Gazment Bardhi u shpreh se duhet rezistencë edhe ditët që kanë mbetur, pasi me 25 Prill ndryshimi do të vijë, dhe biznesi e sipërmarrja do të kenë qeverinë në krah që do i mbështesë. Biznesi rrit ekonominë dhe ndihmon në zhdukjen e varfërisë në Elbasan e kudo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026
Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.