Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PS hap fushatën elektorale, tezat pse i duhet një mandat e tretë

25/03/2021
PS hap fushatën elektorale, tezat pse i duhet një mandat e tretë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Socialiste hapi fushatën elektorale sipas një skenari për mediat televizive duke ndaluar mbështetësiz e saj të përfshiheshin në festën e partisë në Sheshin Skënderbej.

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij se mandati i tretë për PS-në duhet që reformat e nisura të mos kthehen pas, si dhe “që Ilir Meta, Berisha, Kryemadhi të kenë një shans tjetër për ta marrë përsëri zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre, pushtetit të tyre, pasurive të tyre dhe të gjithë privilegjeve”.

“Mandati i tretë nuk është për karrigen e askujt përfshirën edhe karrigen time. Është që Shqipëria mos të kthehet më kurrë mbrapa. Me mandati i tretë ne i bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës.

Bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe ardhjen në fuqi në jetën tonë të një drejtësie të re. E kundërta do të thotë humbje e të gjitha këtyre përpjekjeve dhe sakrificave. Kthim përsëri aty ku Shqipëria nuk duhet të kthehet më.

Mandati i tretë do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë dhe që çështja e pronës e cila me kaq shumë mund dhe përpjekje është futur në rrugën e mbylljes përfundimtare si një problem në mes të sofrës shqiptare të mos vihet në diskutim.

Mandati i tretë do të thotë që politika të mos iu bëj më asgjë mësuesve, mjekëve, infermiereve dhe as atyre që janë në një vend pune falë meritës së tyre, e kundërta do të thotë rikthim mbas dhe vrasje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi.

Mandati i tretë eshtë që taksa e sheshte të mos guxojë të kthehet më si një fantazmë kërcënuese për të gjithë ata që taksojnë më pak. Kush fiton më pak duhet dhe do paguajë më pak dhe e kundërta.

Mandati i tretë eshtë heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Berisha, Kryemadhi të kenë një shans tjetër për ta marrë përsëri zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre, pushtetit të tyre, pasurive të tyre dhe të gjithë privilegjeve dhe natyrisht kur vjen puna edhe Luli s’ka si e merr një shans se Luli nuk është Luli, ai është Saliu, Iliri, Monika, Luli është një kukull. Si ato kukullat që po nuk i tunde flenë, kur tundet hap syte dhe nxjerrin këngën në formë ninulle për të vënë beben në gjumë. Luli është një kukull e tundur kur ne e shohim dhe kur zhduket nga ekrani fle.

Mandati i tretë eshtë në thelb një mandat për të mos lënë në mes një punë të nisur në çdo drejtim. Një punë që duhet të vazhdojë me patjetër e që ka filluar të japë rezultate por ende nuk ka sjellë rezultatet që duhen”, theksoi Rama në fjalën e tij. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.