Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PS nuk dëgjon më, përgjigje Zërit të Amerikës: Ambasadorja Kim nuk e ka me ne për çështjen Doshi

24/03/2021
Yuri Kim ‘shton’ presionin: Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda fundit të vitit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, i bëri thirje dje forcave politike, që të kundërshtonin publikisht rikandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e 25 Prillit. Por ndërsa deklarata e saj u pa gjerësisht si një referencë ndaj Partisë socialiste, sipas kryeministrit Edi Rama, thirrja e ambasadores Kim nuk ka të bëjë me partinë që ai drejton, raporton Zeri i Amerikës.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Endri Fuga, drejtor i Komunikimit i kryeministrit Rama, tha se “ambasadorja Kim e ka bërë më parë shumë të qartë me gojën e saj, qëndrimin e Kryeministrit, se Tom Doshi as nuk është aleat i Partisë Socialiste dhe as do të jetë pjesë e qeverise së re të Partisë Socialiste! Kështu që ne – theksoi zoti Fuga – nuk e lexojmë mesazhin e ambasadores Kim si një thirrje për PS e as marrim përsipër të flasim në emër të shumë partive të tjera, të cilat nuk janë prononcuar për rastin në fjalë”

Në postimin e saj në Twitter, ndërsa vlerësonte qëndrimin e Partisë Demokratike, zonja Kim ngrinte pyetje ndaj forcave të tjera politike se përse ato heshtnin. Ajo nuk e përmendi me emër partinë socialiste, në Twitter-in e saj. Por në një intervistë të dhënë po mbrëmë për televzionin ABC NEWS ambasadorja amerikane shprehej se “dëshironte të shihte që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë”, sa Partia Demokratike, në qëndrimin ndaj zotit Doshi, të clit që prej vitit 2018 i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, me një vendim të Sekretarit amerikane të Shtetit.

Megjithatë, në reagimin e tij, zoti Fuga thotë se “mes Partise Socialiste dhe Shteteve te Bashkuara, si edhe mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, nuk ka asnje dallim as për këtë çështje dhe as për asnjë çështje që është në interes të marrëdhënies së shkëlqyer mes nesh e aleateve tanë strategjikë”, përfundon zoti Fuga. VOA

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.