Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Periferia e Tiranës e zhytur në mjerim, banorë në Laknas: Kemi një qeveri të pashpirt

24/03/2021
Periferia e Tiranës e zhytur në mjerim, banorë në Laknas: Kemi një qeveri të pashpirt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesi politik për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherrit, z.Flamur Noka, vizitoi shtëpitë e disa familjee që jetojnë në kushtet tejet të vështira në Laknas.

Fillimisht, z.Noka takoi Ramazan Demirin, babain e 7 fëmijëve.
“Jam pa punë dhe bashkëshorten e kam shumë të sëmurë. 100 mijë lekë në muaj më duhen vetëm për të siguruar ilaçet e bashkëshortes. Nuk marr as ndihmë ekonomike” – shprehet z.Demiri.

I papunë, pa tokë nga e cila mund të nxirrte ndonjë prodhim, Ramazan Demiri ndihet i pashpresë.

“Kemi një qeveri të pashpirt, që i ka vënë shkelmin qytetarëve. Janë me mijëra qytetarë që ndihen të nëpërkëmbur nga shteti. Më 25 prill kjo situatë do të marrë fund. Ne do të krijojmë një qeveri që do të kujdeset për qytetarët e saj” – premtoi z.Noka.

Bashkëshortja e Ramazani shprehet se janë ankuar në bashki, por nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme, madje edhe vajzën 20 vjeçare e kanë pa punë.

Z.Noka e siguroi familjen Demiri, se Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryeministër, jo vetëm që do t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë, por do të dyfishojë ndihmën ekonomike.

Më pas, z.Flamur Noka u ndal në një tjetër familje në Laknas.
“Jetojmë 12 vetë pa asnjë lloj ndihme. Kisha një lopë dhe u detyrova ta shes që të siguronim bukë” – u shpreh kryefamiljari.

“Shteti e ka për detyrë të kujdeset për qytetarët e tij, jo t’ju lerë pa bukë. Ju sot jeni pa punë, pa rrogë, pa ndihmë ekonomike. Duhet një qeveri që të mendojë për ju!” – përfundoi z.Noka.a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.