Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha në Berat, entusiazëm i madh në qytet, Basha: Ndryshimi kërkohet nga jugu në veri

20/03/2021
Basha në Berat, entusiazëm i madh në qytet, Basha: Ndryshimi kërkohet nga jugu në veri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në qytetin e Beratit, i cili është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët. Në shenjë mirënjohjeje për këtë pritje, Basha u shpreh se ndryshimin e kërkojnë nga jugu deri në veri dhe ndryshimi do të vijë nga të gjithë shqiptarët. Ai gjithashtu bëri një ecje tek Ura e Velabishtit, e cila është një nga urat që u projektua nga Partia Demokratike, por që u la pezull nga keq-qeverisja Rama. Ai tha se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do ta rimarrë projektin dhe do ta çojë deri në fund.

Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme, prekëse dhe emocionuese në Beratin e civilizimit, në Beratin e kulturës dhe të krenarisë tonë. Jam shumë i prekur dhe i emocionuar nga kjo pritje këtu në Beratin e lashtësisë, Ne Beratin e kulturës. 8 vjet më parë Shqipërisë i ndodhi një aksident kur u zgjodh Edi Rama kryeministër, por kjo nuk do të jetë e ardhmja jonë. Shqipëria kërkon ndryshim! Në rrugëtimin tim, nga jugu në veri po takoj shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe ne së bashku jemi shpresa dhe jemi forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur. Me 25 prill fiton Shqipëria. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje të jashtëzakonshme.
Qytetari: Këtu jemi mbi segmentin rrugor Veri-Jug, Hani i Hotit-Tiranë-Berat-Përmet, i cili është nisur nga partia Demokratike dhe është lënë në harresë 8 vjet nga qeveria e Rilindjes.
Lulzim Basha: Si çdo punë tjetër madhore e infrastrukturës.
Qytetari: Vazhdimësia e boshtit të jugut është jetë e gjallëri, është ekonomi për beratasit dhe për të gjithë qarkun e Beratit.
Lulzim Basha: E padiskutueshme që boshti që fillon nga Hani i Hotit e deri në Përmet dhe kjo urë me përmasat siç është projektuar nga ne do të jenë prioritet i investimeve të infrastrukturës nga qeverisja e ardhshme. Do t’i japim fund shpërdorimit të parave me tendera korruptive dhe me fasada që i prish shiu i parë. Dhe kjo është një pjesë jetike e një aksi të fuqishëm ekonomik dhe tregtar dhe turistik. Hani i Hotit-Përmet do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës padiskutim që do të përfundojmë edhe ato projekte që i kishim nisur që në 8 vite me radhë i lanë në vendnumëro. Se çfarë kanë bërë s’ka nevojë të ma thuash mjafton të shikosh Unazën e Tiranës që 8 vite e lanë në vendnumëro dhe kosto ekonomike, shkatërrimi i ambientit, i mjedisit, i cilësisë së ajrit i kushton qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë ditë për ditë vetëm e vetëm sepse për 8 vite me radhë lekët e shqiptarëve i morën dhe i degdisën në xhepat e një grushti njerëzish. Por po ju them edhe njëherë dje isha në Gjirokastër dhe u mahnita tani kjo surpriza e Beratit më emocionon. Më latë pa fjalë. Kudo që shkoj e prek shpresën dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim. Të gjithë bashkë do ta bëjmë këtë ndryshim të mundur duke dalë masivisht në votime dhe në këtë mënyrë do të fitojë i gjithë Berati, e gjithë Shqipëria. Nuk do të diskriminohet askush. Fitorja jonë do të jetë fitore e të gjithë shqiptarëve. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.