Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro”

18/03/2021
“Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri ndërsa faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari, tha në një deklaratë Eno Bozdo.

Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro. Nevoja që ndjen Rama për të gënjyer e bën edhe më të dukshme nevojën që ka Shqipëria për ndryshim, thotë kordinatori i energjisë në PD.

Deklaratë e Eno Bozdo:

Rama gënjeiu sot kur tha se Shqipëria sipas Doing Business, renditet e 44-ta në botë përsa i takon indikatorit të furnizimit me energji elektrike. Në raportin Doing Business 2020, Shqipëria renditet e 107-a në botë, më keq se çdo vend tjetër i rajonit me përjashtim të Malit të Zi.

Pas 8 vitesh si kryeministër, Rama ende nuk u shpjegon dot shqiptarëve përse ata paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon, (me përjashtim të Malit të Zi) dhe furnizohen me cilësinë më të keqe të mundshme?

Fakt mbetet se sipas raportit tjetër të Bankës Botërore (Enterprise Survey 20219), 42% e kompanive në Shqipëri e identifikojnë furizimin me energji elektrike si problemin kryesor të tyre. Ndërkohë që rreth 59% e tyre deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike dhe afërsisht gjysma e kompanive të pyetura deklaruan se mbajnë dhe përdorin një gjenerator.

Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri ndërsa faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari. Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro, kjo për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të proçesit të prodhimit.

Propaganda në 3 D nuk e fsheh dot faktin se në zonat rurale ikën energjia me orë të tëra, dhe se në qytetet kryesore janë shtuar pafund ndërprerjet e energjisë. OSHEE është mbushur me militantë politikë ndërsa tenderat e saj janë vazhdimisht gati sa 97% e fondit limit.

Nevoja që ndjen Rama për të gënjyer e bën edhe më të dukshme nevojën që ka Shqipëria për ndryshim për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune dhe për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në Shqipëri.

Vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu. Çdo ditë e më shumë bëhet e qartë se këto zgjedhje janë për të ardhmen e familjeve shqiptare, për të ardhmën e brezit të ri. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit, që është në krah të biznesit dhe punon për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Dhe këtë mund të bëjë vetëm Lulzim Basha në qeverinë që do të ngremë bashkë pas 25 prillit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.