Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama: Asnjë efekt anësor nga Astrazeneca, do presim OBSH. -Ndërkohë vaksinimi vazhdon

16/03/2021
Rama: Asnjë efekt anësor nga Astrazeneca, do presim OBSH. -Ndërkohë vaksinimi vazhdon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në qytetin e Durrësit.

“Edhe në Durrës vaksinimi i mësuesve po ecën shumë mirë. Në të gjithë Shqipërinë janë 41 shkolla deri tani ku është hapur procesi i vaksinimit. Ka patur pak hezitim po është kapërcyer, pasi ekspertët e kanë shpjeguar se të gjitha vendimet do të jenë të bazuara në rekomandimet e OBSH dhe EMA”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se Komiteti Kombëtar i Vaksinimit dhe Komiteti i Imunizimit po vlerësojnë situatën në dinamikë.
“Ne po tregohemi të kujdesshëm, Komiteti i Vaksinimit do të mblidhet periodikisht, për të vlerësuar situatën, por ne do të presim vendimin e OBSH-së dhe EMA-s”, theksoi Manastirliu.
Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, tha se nuk ka të dhëna shkencore që konfirmojnë lidhjen shkak-pasojë, në lidhje me efektet e vaksinës AstraZeneca.
“Edhe Agjencia Rregullatore e Mbretërisë së Bashkuar, që është një agjenci tepër strikte dhe që ka administruar me miliona doza apo agjencitë rregullatore të Kanadasë dhe Australisë që po e lejojnë vijimin e vaksinimit, janë agjenci të cilat japin një lloj sigurie më shumë. Por edhe gjatë procesit në vend, që nga e shtuna dhe deri tani, procesi ka ecur mirë, nuk ka pasur efekte anësore. Natyrisht që ka një lloj hezitimi nga gjithë publikimet që bëhen në media”, theksoi Bino.
Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar se procesi vaksinimit nëpërmjet vaksinave të AstraZeneca po vijon në shumë vende të tjera.
“Nuk kanë asnjë faj njerëzit që shqetësohen nga lloj-lloj lajmesh dhe lloj-lloj lëvizjesh që mund të kenë 1001 arsye. Kjo është lutë e madhe për jetën por është edhe luftë e madhe tregtare. Nuk e kanë ndërperërë vaksinimin, Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Kroacia, Serbia, Kanadaja, Belgjika kishte konfirmaur sot prapë që do të vazhdojë, sepse nuk ka asnjë evidencë shkecore dhe nuk mund të ndalojmë vaksinimin thjeshtë për një dyshim që lidhet me një seri tjetër dhe të gjithë, edhe pjesa që ka bërë pezullimin, po presin konfirmimin e OBSH dhe të EMA, që deri tani ka konfirmuar vetëm vlerën e vaksinës dhe kur të thonë ndalojni do e ndalojmë. Madje sot po flisja me Londrën, aty janë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe s’ka fare asnjë shqetësim nga askush dhe Agjensia Britanike ka rikonfirmuar dhe vazhdon vaksinimin”, tha Kryeministri Edi Rama.
Deri tani në vendin tonë janë kryer rreth 30 mijë vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit në të gjithë vendin. Në Shqipëri kanë mbërritur mbi 80 mijë vaksina Pfizer dhe AstraZeneca, ndërsa pritet rritja e sasisë së vaksinave në javët në vijim. Deri tani qeveria shqiptare ka siguruar 1,6 milion doza vaksinash për 800 mijë qytetarë, nëpërmjet kontratave me Pfizer dhe mekanizmit COVAX. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.