Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manastirliu zbulon skenarin e parë anticovid ne rrethe: 5 spitale rajonale, 600 shtretër

15/12/2020
Manastirliu zbulon skenarin e parë anticovid ne rrethe: 5 spitale rajonale, 600 shtretër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë gati për t’u hapur pesë spitalet e para rajonale, kur të ezaurohen kapacitetet e 4 spitaleve Covid në Tiranë.
“Kemi investuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe tashmë jemi gati me tre pavione të dedikuara në spitalin rajonal të Elbasanit, në funksion të mbështetjes së qytetarëve të prekur nga COVID19, të cilët do të kenë nevojë për tu trajtuar në spitalet rajonale. Janë 81 shtretër të cilët kanë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, linjat e oksigjenit, paisjet e nevojshme, strukturat e terapisë intensive dhe stafin e dedikuar, në funksion të standarteve që ne tashmë i kemi vendosur për spitalet tona rajonale”, tha ministrja Manastirliu ndersa zhvilloi nje vizite ne spitalin e Elbasanit.
Ministrja e Shëndetësisë tha se vetëm në skenarin e parë janë 600 shtretër në dispozicion të pacientëve me Covid.
“Në skenarin e parë, ashtu sikurse e kemi planifikuar do të jenë 5 spitale rajonale, të cilat do të vendosen në funksion dhe për të cilat janë investuar, janë marrë masat me të gjithë infrastrukturën e përshtatur. Mjekët, infermierët janë trajnuar. Janë 600 shtretër në 5 spitale rajonale të vendosura në dispozicion të mbështetjes të situatës dhe pacientëve me Covid. Dhe në tërësi në 3 skenarët e paracaktuar janë 1600 shtretër së bashku me 4 spitalet Covid për përballimin e situatës”, tha Manastirliu.
Në kuadër të Strategjisë sonë Vjeshtë – Dimër, përgatitja e spitaleve rajonale është pjesë e skenarëve për t’iu përgjigjur situatës, duke ndjekur në dinamikë dhe kapacitetet në 4 spitalet COVID. Spitali i Elbasanit është në 5 spitalet e para që do të hapen në mbështetje të kapaciteteve aktuale, me pavione të veçanta dedikuar pacientëve me covid19.
Mbi 600 shtretër do të vihen në funksion me hapjen e 5 spitaleve të para në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Korçë.
Më pas do të përfshihen edhe spitalet e tjera rajonale dhe janë 1600 shtretër, tha ministrja Manastirliu. /DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.