Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lleshaj: Akti i policit, duhen edhe më tej hetime. Isha për ngushëllim tek shtëpia e Klodianit

15/12/2020
Lleshaj: Akti i policit, duhen edhe më tej hetime. Isha për ngushëllim tek shtëpia e Klodianit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Brendshëm i dorëhequr nga detyra, Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ka dhënë dorëheqjen, për shkaqe njerëzore më së pari, pasi u vra një njeri.

Lleshaj shtoi se ka dhënë dorëheqjen për ngjarjen, edhe për të vërtetuar se nuk është e nuk mund të jetë njësoj si disa figura politike, që tashmë janë në opozitë.

“Humbja e jetës së një njeriu në terren më detyroi të reflektoj së pari si njeri në respekt të familjes të të ndjerit, që drejtoi sytë nga shteti. Motivi tjetër ishte edhe politik. Për këtë ngjarje, reaguan edhe ata përfaqësues të politikës së vjetër, që janë përgjegjës për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në mes të Tiranës dhe që justifikojnë dhunën shtetërore dhe barbare në mes të qytetit. Unë reagova dhe ndaj tyre, për t’ju thënë se nuk jam njësoj me ju. Por e para ishte reagimi moral e njerëzor ndaj familjes, që priste nga shteti një vlerësim serioz”, tha Lleshaj.

Sandër Lleshaj theksoi se situata e vrasjes ishte absurd e se në këtë ngjarje nuk kishte nevojë për përdorim të armës.

“Fatkeqësisht situata nuk ka qenë për armë. Reagimet e para ishin për tejkalim të kushteve të nevojshme. Unë mora këtë vendim, sepse ligji u tejkalua. Edhe deklarata e sotme e Prokurorisë, ishte në fakt deklaratë e SHÇBA-së. Veprimi ishte i pakuptueshëm. Është ngjarje e rëndë dhe e pakuptueshme dhe do të duhet të sqarohet thellë, ndërsa duhen hetime edhe më tej. Duhet dhënë përgjigja “Pse ndodhi ngjarja””, vlerësoi Lleshaj.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj deklaroi për herë të parë në ‘Real Story’ se ka qenë për ngushëllim pranë familjes së të ndjerit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie më 8 dhjetor.

Lleshaj tha se pasi ishte dorëhequr nga posti i ministrit kishte shkuar në familjen e 25-vjeçarit, ndërsa theksoi se ishte pritur shumë mirë.

“E kam bërë këtë. Kam qenë tek familja Rasha. S’jam shumë dimension publik mediatik. Kam qenë dhe i kam kërkuar ndjesën familjes Rasha. Kam shkuar pasi kam dhënë dorëheqjen. Ndaj kam vonuar vajtjen me qëllim, që të kryerja një akt. Shpreha disa fjalë që ndonjëherë kanë peshë. Fjalët të shoqëruara me një akt ishin ndjesa e plotë ndaj familjes. Reagimi i tyre ishte krejt reagim dinjitoz i një familje shqiptare, që di të arsyetojë në një situatë tragjike që i ka pllakosur. Ishte dinjitoz. E prisja. E di që një familje e këtij konteksti reagon kështu.”, tha Lleshaj.realstory.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.