Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Imzot Frendo: Policia të tregojë respekt, të shmangen vandalizmat

14/12/2020
Imzot George Frendos u drejtohet politikanëve:  Rruga për zgjidhjen e krizës qëndron vetëm tek dialogu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Imzot George Frendo eshte sheruar plotesisht nga covid pas 33 ditesh kurim ne Itali. Ai ka reaguar sot ne lidhje me protestat nderkohe qe kerkon te mos perdoret dhune.

Imzot Frendo shprehet se në një vend demokratik populli ka të drejtë të protestojë, por duhet shmangur vandalizmi dhe dhuna.

Mesazhi i Imzot Frendos:

Gjatë qëndrimit tim për rikuperim nga Covid 19 në Itali kam ndjekur lajmet për ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes së një djali 25 vjeç nga një polic. Dua të shpreh mbështetjen dhe ngushëllimin tim me familjen e Klodjan Rashes, për këtë humbje të madhe. Policët zbatojnë një punë shumë të dobishme në shoqëri, që duhet ta vlerësojmë. Por i lutemi ta ushtrojnë me shumë përgjegjësi dhe respekt për çdo qytetar.

Por duke u përgatitur për kremtimin e lindjes së Princit të Paqes, Jezu Krishti, e ndiej detyrë të bëj edhe këtë vërejtje. Si vend demokratik, populli ka të drejtë të protestojë. Por duke shmangur çdo lloj vandalizmi dhe dhune. Vandalizmi është absurd, sepse kush paguan për pronësinë publike të dëmtuar? A nuk jemi ne, me taksat tona? Si tha David Cameron, ish kryeministri i Mbretërisë së Madhe (Angli): “Paraja publike nuk ekziston. Ekziston vetëm paraja e taksapaguesve” (“There is no such thing as public money. There is only taxpayers’ money”). Përveç kësaj, vandalizmi nuk përputhet me dashurinë për Atdheun.

Ndërsa dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor. Pikërisht sot Jezusi na mëson e na fton të shohim këtë dinjitet në fytyren e çdo njeriu. Dhe mos të harrojmë se dhuna lind dhunë. Vetë Jezusi tha: “… të gjithë ata që kapen për shpatë, prej shpatës edhe do të vdesin.” (shih Mateu 26, 52).
Mons. George Frendo O.P.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.