Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Babai i Klodian Rashës: Qeveria e vrau djalin për së dyti, ndjesa e policit është fasadë

14/12/2020
Babai i Klodian Rashës: Qeveria e vrau djalin për së dyti, ndjesa e policit është fasadë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qazim Rasha, babai i 25-vjecarit Klodian Rasha thotë që qeveria e vrau për herë të dytë djalin e tij pasi e cilësoi “vdekje aksidentale” vrasjen e tij në vendimin që u mor dhe u botua sot në fletoren zyrtare për ti dhënë pension familjes Rasha.

“Vrasje me paramendim” pa asnjë alibi e cilëson Qazim Rash vrasjen e të birit gjatë një intervistë të dhënë  për Abcnews.al. “Nuk kam hallin e pensionit” thotë ai më tej, ndërsa për ndjesën që i kërkoi oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj, Rasha thotë se kjo është fasadë.

Intervista e Qazim Rashës për ABC:

Si e cilësoni deklaratën e protestuesve që kjo nuk është më kauzë vetëm e juaja por e të gjithë shqiptarëve?
Njeriu atë që ndjen e shpreh vetë dhe unë nuk mund të shpreh asgjë më tepër përveç dhimbjes që kam për djalin tim, dhimbja është e djalit tim, familjes time, pjesë e dhimbjes je edhe ti, edhe ata, gjithkush merr pjesë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem.

Si e cilësoni vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit social?
Ajo është një metodë, një vlerësim që mund të bëhet në një lloj aspekti, por unë nuk kam hallin e pensionit, por hallin e dhimbjes së djalit.

Si e gjykoni faktin që në vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit, e cilëson ngjarjen si aksidentale?
Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie.

Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër.

Si e cilësoni deklaratën e autorit, që tha se dua t’ju kërkoj falje?
Ajo është një fasadë. Është thjeshtë fasadë dhe nuk ka fije kuptimi. Një person, sado edhe me çrregullime mendore, këtë lloj vulgariteti nuk arrin dot që ta mendojë dot ta mendojë, ta imagjinojë, jo ta vendosë në zbatim.

Një punonjës shteti, një punonjës policie, një punonjës rendi që është i detyruar për të ruajtur jetën time, fëmijës tim, fëmijës tënd, ne kërkojmë mbrojtje dhe solidaritet nga cilido. Nëse bëj një gabim unë marr dënimin, fajin që kam, por jo të ndëshkohet me genoncid, makabritet me vulgaritet, është bastarde.

e.h/DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.