Një 63 vjecar humbi jeten sot pasi kishte disa ditë që ishte shtruar në spitalin e Traumës per shkak te goditjeve qe kishte marre ne nje perleshje fizike.
Para disa ditësh Dervish Kalaja ishte përfshirë në një sherr të dhunshëm me shokun që ishte në tavolinë në një lokal ne nje lokal ne Ishem, Durres.
Gjatë sherrit me personin qe ishte ne tavoline me te jane thyer disa objekte në lokal. Në konflikt ka ndërhyrë pronari dhe kusherinjtë e tij të cilët e kanë rrahur keq Dervish Kalanë.
Si e shpjegoi polivia sherrin e asaj dite:
Goditën me mjete të forta dhe mjete prerëse 3 shtetas, arrestohen në flagrancë 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Arrestohet dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja. Gjobitet edhe me masë administrative, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasit:
A. K., 36 vjeç, Xh. K., 21 vjeç, banues në Ishëm dhe R.(G). A., 34 vjeç, banues në Sukth.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Sh. I., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasit D.(P). K., 55 vjeç dhe S. A., 62 vjeç, ndërsa shtetasi R.(G). A. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. K., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.






