Të rinj në qytetin e Durrësit dhe Elbasanit janë ngritur në protestë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i forcave Shqiponja.
Në Durrës të rinjtë protestues kanë hedhur kapsolla dhe kanë marshuar drejt qendrës së qytetit, ndërkohë që policia ka shoqëruar dy prej tyre.
Edhe në Elbasan të rinjtë i kanë vënë zjarrin një peme, ndërkohë që u desh ndërhyrja e policisë që të neutralizohej turma.
Sot është nata e katërt e protestave që filluan pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
e.h/DRONI.al/






