Ndeshja e Florian Markut dhe anglezit Jamie Stewart u ndal na barazim 76-76, një rezultat që u kontestua nga boksieri shqiptar.
Edhe tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale, ndërsa boksieri fajëson arbitrin që e ka dënuar se është shqiptar.
Marku pyeti gazetarin në një intervistë për “iFL TV”, “Çfarë mendon? Si ishte dueli?”, ishte pyetja së cilës gazetari iu përgjigj “Mendoj se nuk bëre mjaftueshëm ta fitoje duelin, ky është mendimi im i sinqertë”.
Kaq mjaftoi që boksieri shqiptar, 28 vjeçar, të fliste hapur :
“Ju mendoni se nuk bëra shumë për ta fituar ndeshjen? E godita atë pastër në kokë, por më thoni përveç një rasti që ai më goditi në kokë? Çfarë goditje mora unë në kokë, të pastër? Kishte shumë gditje kjo ndeshje. Ju e njihni boksin, a është ky boks?
Po e godisja atë në çdo raund, po lëvizja dhe ai nuk po më goditje. Po më gjuante vetëm në doreza. Nuk e di… Jam shumë i zhgënjyer me këtë arbitër, me gjykimin dhe gjithçka. E di pse ai e dha barazim, sepse jam nga Shqipëria. Kjo është e gjitha.
Arbitri nuk ishte në krahun tim. Ai nuk ma dha ndeshjen vetëm pse nuk më pëlqente mua. Njerëzit që e kanë parë ndeshjen do të kenë të njëjtin menduam me mua. A do ketë ndeshje tjetër? A patë ndonjë ndeshje të mirë nga Jamie Stewart? Si mund t’i jap atij një ‘rematch’? Nuk më intereson shumë, unë e fitova këtë ndeshje.
E di që jam fitues 100 për qind. Vetëm një raund mund të ketë fituar ai. Ai thjesht më ka goditur në duar, nuk më ka dhënë asnjë goditje të pastër. Kushdo e ka parë ndeshjen e di kush është fituesi.
Nuk ishte paraqitja ime më e mirë, por edhe në ditën time më të keqe jam më i mirë se Jamie Stewart. Urime atij, mori shumë goditje por nuk u rrëzua. Fansat nuk janë budallenj, është një turp për këtë arbitër”, u shpreh Marku.
Ndeshja e sotme ishte e teta per Markun në boksin profesionist dhe deri më tani regjistronte vetëm fitore. Ky është barazimi i parë në karrierë për të.
e.h/DRONI.al/






