Gjashtë të rinj në Elbasan janë shoqëruar sonte nga policia pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës.
Gjatë protestës së sotme disa prej protestuesve kanë tentuar të djegin dekoret festive të vendosura në qytet për festat e fundvitit.
Ata janë marrë nga policia për t’u dërguar në komisariat. Shumica e shoqërimeve të të rinjve, të cilët kanë bërë rezistencë janë bërë me forcë nga uniformat blu.
e.h/DRONI.al/






