Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“O djali ndalo pak”/ Thirrja që çoi në vrasjen e Klodian Rashës

09/12/2020
DETAJET/ Si u vra nga polici 25 vjecari ne Tirane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Burime nga prokuroria thonë  është shqyrtuar kamera e dvd-së afër dhe përballë vendit ku u vra Klodian Rasha. Behet fjale per kamerat e pit stopit dhe dyqanit, por duke qenë një aparaturë shumë e vjetër nuk u përftuan pamje filmike, thonë burimet nga prokuroria e Tiranës për Top Channel.

Dhe prandaj u përpilua një vendim për ekspertim kompjuterik për të përfituar të dhëna të mundshme nga dvr-ja dhe vendimi do ti dërgohet institutit të policisë shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

Bëhet fjalë pikërisht për kameran që është përballë vendit ku u vra Klodian Rasha.

Grupi  i hetimit thotë zyrtarisht se nuk janë përfituar pamje filmike, por sidoqoftë disa të dhëna  janë dërguar në një qendër në Vorë për të mundësuar disa të dhëna nga pamjet filmike që mund të jenë të ruajtura në serverin qëndror të firmës.

Ndërkohë bëhet me dije nga grupi i hetimit, se është saktësuar dinamika e ngjarjes, dhe se si është qëlluar për vdekje Rasha.

I riu sipas raportit paraprak të prokurorisë së Tiranës, që pritet të dorëzohet sot ose nesër në mëngjes,teksa forcat e shqiponjave po kontrollonin një automjet tip shevrole në afërsi të një lokali i quhet bar Xhusto, Rasha gjendej 30 metra më larg nga automjeti që po kontrollohej i mbështetur në një pemë.

Oficeri i policisë thotë se e thirra të panjohurin, “o djali ndalo pak”, por ai menjëherë është larguar dhe ka kaluar karrexhatën kryesore që lidhet me rrugën Dritan Hoxha dhe menjëherë oficeri i dytë është vënë në ndjekje pas tij, në krahun tjetër të rrugës.

Ndjekja ka vazhduar për shumë metra sipas versionit të policisë, dhe Rasha ka vazhduar të ecë për shumë metra, ka vazhduar në pjesën e pasme të ndërtesave, dhe sikurse pretendon policia në krahun tjetër në rrugën At Zef Valentino është gjetur një armë, mini blou, në një kthesë që vë në pikëpyetje versionin e policisë, që ata thonë se e kishin parë dhe përmendin edhe si shkak ndriçimin e dobët.

Arma konsiderohej se mbahej prej të riut, por mund të ketë pasur dhe një përleshje mes të dyve.

Oficeri i policisë pretendon se është rrëzuar dhe e ka qëlluar Klodian Rashën fillimisht në pjesën e gjymtyrëve të poshtme.

Prokurori thotë se në pjesën e këtij dyqani që ka kamera por që deri tani konsiderohen të padministrueshme, është qëlluar dhe është gjetur një gjurmë  nga plumbi i qitur nga arma e oficerit. Viktima sipas prokurorisë ka vazhduar të ecë dhe është qëlluar në kurriz që rezultoi fatale për të.

/Top Channel/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.