Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Renie drastike e vleres se dollarit ne sportelet e valutave

01/12/2020
Lojrat e euros vazhdojnë me diferenca të vogla, sa është sot
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dollari amerikan ka prekur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun, raporton revista ekonomike Monitor.

Sipas të kursit zyrtar të këmbimit, nga Banka e Shqipërisë, ditën e martë dollari u këmbye me 103.51 Lekë. Ky është niveli më i ulët që dollari amerikan regjistron që në verën e vitit 2014.
Në harkun e një viti, dollari amerikan ka humbur rreth 7% të vlerës kundrejt lekut. Zhvlerësimi i lekut ndaj euros nisi në fund të muajit shkurt, kur, pasi kishte prekur nivelin më të lartë vjetor, me 113.24 lekë, monedha amerikane nisi të bjerë.

Rënia e kursit të dollarit amerikan është përcaktuar nga ecuria e monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare dhe kryesisht nga kursi i saj këmbimit me euron. Kursi i dollarit dhe valutave të tjera ndaj lekut përcaktohet nga ecuria e tyre ndaj euros, sepse volumet e këmbimit të tyre në tregun shqiptar janë modeste, ndërsa monedha e huaj referuese në ekonominë shqiptare është ajo europiane. Të martën, dollari amerikan u këmbye me 0.83 euro, niveli më i ulët që prej janarit të vitit 2018.

Zhvlerësimi i dollarit në tregjet ndërkombëtare muajt e fundit është nxitur edhe më shumë nga pasiguria që shkaktoi procesi i zgjedhjeve presidenciale dhe mosnjohja e rezultatit nga presidenti në dalje, Donald Trump. Gjithashtu, analistët presin që me marrjen e pushtetit nga Joe Biden, të ketë një tërheqje nga lufta tregtare me Kinën, çka mund të favorizojë një thellim të deficitit tregtar amerikan, duke nxitur një zhvlerësim të mëtejshëm të valutës së gjelbër. Duke iu referuar parashikimeve të fundit të analistëve, pritshmëritë në përgjithëesi janë për një zjhvlerësim të mëtejshëm të dollarit amerikan vitin e ardhshëm. Normat e ulëta të interesit, rritja e dobët ekonomike dhe deficiti buxhetor në rritje, për shkak të shpenzimeve të lidhura me krizën e pandemisë janë faktorët që i bëjnë analistët pesimistë rreth ecurisë së dollarit në të ardhmen e afërt. /Monitor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.