Protesta të dhunshme në Londër kundër masave kufizuese, 60 të arrestuar

Protesta të dhunshme në Londër kundër masave kufizuese, 60 të arrestuar

66
0
Shares

Më se 60 njerëz janë arrestuar në Londër për shkak të protestave kundër masave kufizuese të vendosura për  të trajtuar epideminë e koronavirusit, tha policia britanike.

Arrestimet u bënë për vepra të ndryshme, por kryesojnë ato për shkelje të masave kufizuese, njofton policia e Londrës në Twitter, duke kërkuar që publiku të mos marrë pjesë në ato demonstrata, të cilat janë të ndaluara për shkak të bllokimit.

Qindra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit britanik për të protestuar kundër mbylljes e duke bërtitur “liri” dhe mbajtur pankarta me parulla si “ndaloni të na kontrolloni” dhe “jo më mbyllje“.

Katër javë pas bllokimit të dytë, Anglia fillon të mërkurën në një sistem masash lokale kufizuese në varësi të shkallës së përhapjes së virusit bazuar në një sistem që përfshin tre nivele alarmi.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY