Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh

18/02/2026
Ish-krerët e UÇK-së japin deklaratat përmbyllëse në Hagë, vendimi pritet brenda 90 ditësh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Thaci, Veseli, Krasniqi, Selimi

Në Gjykata Speciale në Hagë u mbajt këtë të mërkurë, 18 shkurt, një nga seancat më të rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Secili prej tyre pati në dispozicion nga 20 minuta për të paraqitur deklaratat përmbyllëse para trupit gjykues.

Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ndaj tyre janë ngritur akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria ka kërkuar gjithsej 180 vite burg, përkatësisht nga 45 vite për secilin prej të akuzuarve. Akuzat janë kundërshtuar nga ekipet mbrojtëse, të cilat kanë kërkuar rrëzimin e tyre si të pabazuara.

Pas përfundimit të seancës, Gjykata ka afat deri në 90 ditë për të shpallur vendimin, megjithatë ky afat mund të tejkalohet për shkak të volumit të madh të dosjes dhe kompleksitetit të çështjes.

Gjatë fjalës së tij përmbyllëse, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të ndikuara nga narrativa të vjetra politike. Ai deklaroi se shumë prej pretendimeve të ngritura në sallën e gjyqit, sipas tij, janë të njëjta me ato të përdorura gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë.

Thaçi akuzoi Prokurorinë për përpjekje për të diskredituar dëshmitë e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të NATO-s, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilët, sipas tij, kanë qenë të pranishëm në Kosovë gjatë luftës. Ai e cilësoi si “qesharake” pretendimin se kishte mashtruar bashkësinë ndërkombëtare gjatë asaj periudhe, ndërsa shtoi se Prokuroria po mbështetet në dëshmi të fabrikuara nga epoka e regjimit të Slobodan Milošević.

Duke iu referuar Konferencës së Rambujesë, Thaçi tha se kishte mbështetur hetimin e krimeve të supozuara nga të gjitha palët nga Tribunali për ish-Jugosllavinë, ndërsa pas përfundimit të luftës, sipas tij, kompetencat për hetimet ishin në duart e autoriteteve ndërkombëtare. Ai theksoi se pas shpalljes së pavarësisë, si kryeministër dhe më pas si president, kishte mbështetur vazhdimin e hetimeve të pavarura nga misioni i EULEX.

Në përfundim, Thaçi kërkoi që vendimi i trupit gjykues të bazohet në Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe provat e paraqitura gjatë procesit, duke insistuar se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë dhe se drejtësia për viktimat nuk mund të vendoset, sipas tij, përmes ndjekjes selektive apo dënimit të të pafajshmëve. m.k

Po ndodh

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama rikthen mbledhjet e zgjeruara të grupit të PS, kë do shpallë të padëshirueshëm këtë herë

23/04/2026
Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor

Këlliçi në Parlament: Licencimi i bankës dixhitale JetBank rrezikon procesin e integrimit në BE

23/04/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

23/04/2026
Edhe Berisha ngushëllon për Qosen, 30 vjet konflikt e mospajtim me të

Edhe Berisha ngushëllon për Qosen, 30 vjet konflikt e mospajtim me të

23/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama rikthen mbledhjet e zgjeruara të grupit të PS, kë do shpallë të padëshirueshëm këtë herë

23/04/2026
Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor

Këlliçi në Parlament: Licencimi i bankës dixhitale JetBank rrezikon procesin e integrimit në BE

23/04/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

23/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.