Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Provohet denoncimi i PD për Milot-Fier. Koncesioni ka ofertues vetëm greken Terna

23/11/2020
VIDEO/’Xhisiela’,PD: Të tregohet çfarë u bë me kamerat e Fushë Krujës, po fshihen gjurmët e krimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Provohet denoncimi i PD për Milot-Fier. Koncesioni ka ofertues vetëm kompaninë greke Terna. Kete fakt e deklaroi sot edhe ish deputeti Enkelejd Alibeaj.

Deklarata e Alibeaj:

Në zyrat e qeverisë shqiptare këto ditë po përgatitet farsa e një tjetër koncesioni, i destinuar të dështojë. Rruga Milot-Fier, me çmimin stratosferik 1.2 miliard euro, ka vetëm një ofertues dhe kjo është është kompania greke Terna.

Ka shkuar pikë për pikë siç e kemi parashikuar ne, që në shkurt, akoma pa u hapur tenderi farsë. Belinda Balluku nuk iu përgjigj atëherë pyetjes se çfarë e lidh me kompaninë greke.

As sot nuk është në gjendje të shpjegojë pse vetëm kompania greke mori pjesë në tenderin që ajo dhe Edi Rama e shpallën me bujë të madhe disa javë më parë.

Me kushtet e vendosura nga qeveria në ikje, koncesioni është një masakër financiare për qytetarët. Qeveria në ikje kërkon që çdo automjet që kalon në këtë rrugë, të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.

Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje, e planifikuar në kulmin e pandemisë.

Kur shqiptarët ishin të tmerruar nga karantina, nga virusi i panjohur, kur mbi 100 mijë prej tyre humbën vendet e punës dhe bizneset falimentuan apo u dobësuan, Edi Rama dhe Belinda Balluku planifikuan t’i vjedhin edhe më shumë. Kostot e rrugës janë shumëfishuar për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve.

17.4 euro për një udhëtim në një rrugë ku më shumë se gjysma është e ndërtuar me para publike, do të thotë vetëm nxitim për mbyllje pazari.

Ky projekt korruptiv, që rëndon akoma më shumë xhepat e shqiptarëve nuk ka për të sukses! Është një aferë që ka për të dështuar.

Partia Demokratike i ka bërë thirrje çdo kompanie të tërhiqet nga ky projekt që vjedh qytetarët në ortakëri me Edi Ramën.

Ne e kemi bërë të qartë për çdokënd: Nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion dhe vjedhje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.