Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Italiani masakroi me thike e shkop shqiptarin ne Angli, dalin detajet e vrasjes

21/10/2020
Italiani masakroi me thike e shkop shqiptarin ne Angli, dalin detajet e vrasjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shef kuzhine është shpallur fajtor për vrasjen e një të riu shqiptar në një banesë në qendër të qytetit Sttaford, Angli, raportojne mediat britanike.

Italiani 45-vjeçar, Francesco D’Agostino, goditi për vdekje me shufër hekuri dhe me thikë Serxhio Markun, 21 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 Shtator të vitit të kaluar dhe tani Gjykata ka arritur të gjejë fajtorin e ti japë dënimin e merituar. Italiani u përpoq të fajësonte shokun e tij Giuseppe Petriccione, 46 vjeç, për shkaktimin e plagëve fatale të të riut shqiptar.

Por Petriccione, 46-vjeç, u shpall i pafajshëm nga juria në Brighton Crown Court pas një gjykimi i cili filloi pak më shumë se katër javë më parë. Ndërsa Alan Kent bashkëpunoi me drejtësinë duke “i servirur” emrin e autorit të krimit për çështje droge.

Shqiptari kishte hyrë për të shpërndarë kokainë në banesën e D’Agostino, i cili e tërhoqi brenda dhe më pas nisi sherri i dhunshëm. Marku u përpoq të shpëtonte nga duart e autorit por nuk ia doli. Ishte D’Agostino që e tërhoqi me forcë dhe e goditi me thikë e shufër metalike derisa e la pa shenja jete në dyshemenë e kuzhinës.

Një fqinje që jeton përballë tha se ajo dëgjonte një person duke bërtitur “Unë nuk mund të marr frymë, çfarë po bën, nuk mund të marr frymë”. Një tjetër fqinje, Zoe Pellatt, telefonoi emergjencën pasi dëgjoi një burrë duke u lutur: “Çfarë bëra?”

Marku u gjet nga policia i shtrirë me fytyrë poshtë ndërsa dyshemeja ishte kthyer në një pellg me gjakun e tij. Ai kishte marrë rreth 50 plagë në kokë dhe disa në trup.

I riu shqiptar u shpall i vdekur në spital rreth 2 orë pas ngjarjes. Pritet që dënimi për autorin të vendoset nga Gjykata ditën e nesërme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

08/08/2026
Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

08/08/2026
DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

08/08/2026
Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

08/08/2026
DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.