Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta gazetari, Basha shkruan mesazhin e dhimbshem

25/08/2020
Ndahet nga jeta gazetari, Basha shkruan mesazhin e dhimbshem
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD Lulzim Basha ka shorehur ngushellimet e tij ne lidhje me humbjen e gazetarit Kostaq Xoxa.

”Mësova me hidhërim të thellë largimin prej nesh të Kostaq Xoxës, publicistit të njohur, gazetarit aktiv në shtypin e pasviteve ’90 dhe djalit të një prej themeluesve të shkollës së gazetarisë moderne të viteve ’30, Zoi Xoxës.

Emrin e Kostaq Xoxës e gjen si redaktor në dhjetëra libra me kujtime të të burgosurve politikë, e gjen si bashkautor në publikime të vyera mbi gjuhësinë, historinë dhe memuaristikën, e gjen edhe si aktivist të dorës së parë në shumë beteja për të drejtat që do ta afronin Shqipërinë me botën perëndimore. Qindra mijë lexues e kanë patur Kostaq Xoxën një këshilltar të dorës së parë në letërkëmbimet publike që ai mbante në shtypin e shkruar”, shkruan Basha.

Profesor Kostaq Xoxa ishte  një mësues i palodhur i shumë brezave në kryeqytet dhe një anëtar themelues i Shoqatës së të përndjekurve politikë dhe i gazetës së tyre “Liria”.

Ne vijim Basha shkruan se me profesor Kostaqin kishte njohje personale, sepse ai ishte bashkëshorti i mësueses se tij Meritës.

“Shumë herë gjatë këtyre viteve në politikë, unë konsultohesha me këtë çift iluministësh, ata ishin burim energjie dhe referencë se betejat për dijen dhe të drejtën gjithmonë ja dalin mbanë, me sado kundërshtarë të përballen.

Me largimin e profesor Kostaqit, unë humba një mësues të vyer, kurse mësuesja ime Merita humbi njeriun e saj më të shtrenjtë.

Unë i gjendem pranë asaj dhe Nelit e Jetonit në këtë çast të dhimbshëm me bindje se ëndrra e Kostaq Xoxës që Shqipëria të bëhet vendi i së drejtës, vendi i denjë europian që ai dhe i ati i tij, publicisti Zoi Xoxa dëshironin, të bëhet sa më shpejt realitet. U prehtë në paqe!”, perfundon mesazhin e ndjere Basha. /DRONI.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debati i shqiptarit me NASA për fotot e Artemis: Pse nuk duken yjet!

Debati i shqiptarit me NASA për fotot e Artemis: Pse nuk duken yjet!

08/04/2026
FAKT&FAKE/ Videoreel Trump Berisha, lajm i rremë me teknikat e Inteligjencës Artificiale

Irani pranon armëpushimin, Trump: Ditë e madhe për paqen botërore, Irani është lodhur

08/04/2026
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur Ilir Meta qëllohet me shpullë nga efektivi i policisë

Gjykata Kushtetuese, gjyq për kërkesën e Ilir Metës për heqjen e arrestit

08/04/2026
Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu disa vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu disa vjedhje, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

08/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debati i shqiptarit me NASA për fotot e Artemis: Pse nuk duken yjet!

Debati i shqiptarit me NASA për fotot e Artemis: Pse nuk duken yjet!

08/04/2026
FAKT&FAKE/ Videoreel Trump Berisha, lajm i rremë me teknikat e Inteligjencës Artificiale

Irani pranon armëpushimin, Trump: Ditë e madhe për paqen botërore, Irani është lodhur

08/04/2026
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur Ilir Meta qëllohet me shpullë nga efektivi i policisë

Gjykata Kushtetuese, gjyq për kërkesën e Ilir Metës për heqjen e arrestit

08/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.