Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia ne alarm per ndeshjen finale te kupes ne Air Albania

02/08/2020
E tallnin dhe i thoshin fshatar; vetëvritet 17-vjeçari në Berat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka shtuar masat për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Teuta – Tirana, finale e kupës së Shqipërisë8, që do zhvillohet më datë 02.08.2020, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë do të jenë të njëjta si në ndeshjen Tirana – Bylis, do të meren sërish një serë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara informojmë qytetarët e Tiranës se:

• Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”. Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do të ndërhyjë dhe do të vendosen masa administrative sipas aktit normativ ndaj të gjithë personave përgjegjes.

• Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth. Në rast grumbullimi Policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

Gjithashtu do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:30 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik. /DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Prizren/ 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar

26/08/2026
Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

26/08/2026
Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

26/08/2026
MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohen dy fajdexhinjë në Kosovë, kërkuan mbi 20 mijë euro

Prizren/ 80-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, arrestohet bashkëshorti 81-vjeçar

26/08/2026
Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

Abu Qatada Albani nuk është më nën sanksionet amerikane

26/08/2026
Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

Riatdhesohen nga Siria 5 shqiptarë, mes tyre 3 të mitur dhe një 79-vjeçare

26/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.