Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”

07/06/2020
“Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”, tha sot kryetari i PD, Lulzim Basha gjate takimit me bizneset e vogla në Tiranë.

Njësia 9 në Tiranë është një nga zonat e qendrës së Tiranës, por edhe këtu mungesa e mbështetjes nga qeveria gjatë pandemisë ka shkaktuar vështirësi shumë të mëdha. Të gjthë pronarët e bizneseve të vogla, me të cilët u takua kryetari Basha pohuan rënien drastike të konsumit. “Disave u dhanë mbështetje, disave jo. Kërkova lekë borxh për të mos hequr njerëzit nga puna”- tha pronarja e një lokali. “Është fshehur leku” – u shpreh një tjetër, duke vënë në dukje pasojat e mungesës së ndihmës nga qeveria. “Xhiro ka rënë shumë, kam patur 4 punëtorë, por 2 i hoqa, me keqardhje.”- tha pronari i një lokali në qendër të Tiranës.

Kryetari i Parrtisë Demokratike theksoi rëndësinë që ka për ekonominë mbështetja e duhur për bizneset. “Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj bzinesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anullimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit.”- tha zoti Basha.

Kur tregtarët bëjnë llogaritë, kuptohet se qeveria jo vetëm ka dhënë një pagesë qesharake, por edhe I ka vjedhur më shumë. “E kisha të mbyllur dyqanin 2 muaj, por fatira e dritave më erdhi afrofe 50 mijë lekë, pa e hapur asnjë ditë”. – tha një tregtar. Ndërsa në tjetër që kishte pagesën 400 mijë lekë për 3 muaj tha se vetëm qeranë mujore e ka 700 mijë lekë. “Nuk e di, jam e falimetuar. Kam një vit që jap qera kot”- u shpreh e dëshpëruar një zonjë, e cila mori një premtim nga kreu i opozitës. “Mos u dorëzo, së shpejti do ta ndryshojmë. Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”- tha zoti Basha.

Në kushtet aktuale, pa asnjë ndihmë ose me një ndihmë të pamjaftueshme nga qeveria, parashikimi që bëjnë vetë bizneset nuk është aspak i mirë. “Xhiro ka rënë shumë. Punët më keq nuk ka. Zero, zero zero fare. Ta mbajmë dhe ca kohë e ta shikojme. Drejt falimentimit çdo gjë.” – tha pronarja e një dyqani të vogël. “Nuk ka më xhiro. Po ta kisha me qera, e kisha mbyll. Ka 2-3 vjet që është kështu”- i tha kryetarit Basha një tregtar materialesh ndërtimi, ndërsa një tjetër vuri në dukje edhe pengesat e reja në rrugë nga bashkia, që pengojnë klientët në dyqane.

“Xhiro tek 4 veta shkon dhe këtë ua kanë vënë për të shkuar njerëzit tek qendrat tregtrare, jo tek ju. Taksat në qiell, ndihma zero. Do ta ndryshojmë. Do të heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjissë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”.- theksoi kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit më bizneset e vogla në njësinë numër 9.

Tags: Basha bizneset

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.