Tenderi per parkun fotovoltaik, e pergaditi BERZH dhe shpetoi nga komisionet e...

Tenderi per parkun fotovoltaik, e pergaditi BERZH dhe shpetoi nga komisionet e korrupsionit

161
0
Shares

Përmbyllet  tenderi i parë për energjinë diellore në Shqipëri ku u përzgjodh fituese kompania franceze e energjisë së rinovueshme Voltalia duke konsoliduar kështu sigurimin e ofertës së energjisë në vend.

Oferta fituese u shpall sot gjatë një eventi televiziv nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përmes një procesi tenderimi që nuk ndaloi  pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Kjo vjen në kuadër të përgatitjes tre vjecare nga BERZH për hyrjen në tregjet e energjisë diellore ku përfshihet asistencë teknike dhe dialog për zhvillimin e energjisë diellore, njofton BERZH.

Sipas marrëveshjes, Voltalia do të ndërtojë dhe operojënjë impiant diellor në zonën e Karavastasë, gjysmën e energjisë së prodhuar do t’ia shesë shtetit shqiptar me njëcmim prej €24.89 për MV/orë dhe pjesën tjetër do ta shesë në tregun e energjisë. Cmimi, i cili është më pak se gjysma e cmimit tavan prej €55 konfirmon edhe njëherë rëndësinë e përgatitjes së procesit të tenderimit në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Qeveria shqiptare pati kurajën të vazhdojë dhe u shpërblye me cmimin më të ulët të energjisë në Ballkan”, tha Harry Boyd- Carpenter, Drejtori i BERZH për Energjinë për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. “Kjo dëshmon edhe njëherë fuqinë e tregjeve. Nëse zhvillohet një tender i mirë-strukturuar atëherë sektori privat mund të ofrojë të mira publike në mënyra tejet konkuruese dhe krijuese.”

Oferta e energjisë në Shqipëri vjen kryesisht nga hidroenergjia. Kur nuk ka shi, vendi duhet të importojëenergji duke rritur kështu edhe ekspozimin ndaj ndryshimeve klimaterike. “Shqipëria ka një potencial të lartë për energjinëdiellore. Ky projekt do të diversifikojë burimet e energjisë nëvend, do të rrisë fleksibilitetin e saj ndaj ndryshimeve klimaterike dhe do të sjellë në vend investime të huaja më setë nevojshme” tha Drejtori i BERZH në Shqipëri, Matteo Colangeli.

Ky investim është zgjedhja e duhur për Voltalia e cila prodhon elektricitet nga burime të energjisë së rinovueshme si era, dielli, uji dhe biomasa dhe është e angazhuar edhe në ruajtjen e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY