Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Koronavirusi/Lista e plotë e materialeve që Kina i dhuroi Shqipërisë

27/04/2020
Koronavirusi/Lista e plotë e materialeve që Kina i dhuroi Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Më 25 prill arritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës materialet e ndihmës së qeverisë kineze për Shqipërinë për të luftuar kundër epidemisë së COVID-19.

Në aeroport kishin dalë për të pritur këto materiale ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë Mira Rakacolli, zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Etjen Xhafaj etj.

Ambasadori Zhou tha se miqësia tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë tregon se është miqësi e vërtetë sidomos në kohë të vështira. “Ne e ndiejmë nga afër kërcënimin me të cilin po përballet pala shqiptare dhe qëndrojmë në mënyrë të vendosur pranë popullit shqiptar, për të luftuar së bashku kundër COVID-19 nëpërmjet ndihmës me materiale mjekësore dhe ndarjes së përvojës së parandalimit dhe të kontrollit”, tha ambasadori Zhou Ding.

Në kohën kur pala kineze përballet ende me sfida dhe vështirësi të mëdha të punës së parandalimit të epidemisë, dhe kur kërkesa ndërkombëtare për materiale mjekësore është rritur shpejt dhe transporti e fluturimet janë shumë të vështira, ndihma mjekësore e qeverisë kineze është realizuar me shumë vështirësi, duke pasqyruar plotësisht miqësinë tradicionale dhe shpirtin humanitar të ndihmës së ndërsjellë midis Kinës dhe Shqipërisë.

Ambasadori Zhou gjithashtu shprehu respektin për stafin mjekësor që lufton fort në vijën e parë të frontit kundër epidemisë ditë e natë dhe tha se pala kineze është e gatshme të vazhdojë të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me palën shqiptare për të kapërcyer vështirësitë.

Zv.ministrja Rakacolli dhe zv.ministri Xhafaj vlerësuan efektivitetin e Kinës në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Ata thanë se ndihma e Kinës është në kohën e duhur dhe përbëhet nga materiale të çmuara, për të cilat aktualisht ka një kërkesë të madhe në të gjitha vendet e botës dhe që do të përmirësojnë në mënyrë efektive aftësinë e Shqipërisë për të luftuar epideminë. Populli shqiptar e vlerëson sinqerisht këtë. Siç tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, vetëm nëse vendet punojnë së bashku mund të kapërcejnë këtë epidemi globale. Pala shqiptare shprehu shpresën se do të vazhdojë të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme me palën kineze, si lufta kundër epidemisë dhe shëndeti publik./Marrë nga CRI/

Tags: kinaKoronavirusindihmashqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026
Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama sulmon protestat: Po dëmtohet turizmi dhe po rritet bullizmi

14/06/2026
Policia në 24 orë mbush komisariatet, procedon penalisht 38 persona

Punonjësi i Policisë gjendet me plumb, i pajetë në banesë në Fresk, dyshimi

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.