Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“ Qeveria të ndryshojë menjëherë strategjinë për testimet”

16/04/2020
“ Qeveria të ndryshojë menjëherë strategjinë për testimet”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha kerkoi sot qe Qeveria të ndryshojë menjëherë strategjinë për testimet. Pa testime masive, pa njohur të vërtetën, dalja nga karantina do të bëhet e vështirë ose e rrezikshme, tha  Basha per gazetaret.

Pjese nga deklarata:

Të dhënat e fundit tregojnë një zgjerim të hartës së të infektuarve duke u shtrirë edhe në Kukës dhe në Mallakastër. Fatkeqësisht vetëm sot kemi 6 anëtarë të personelit shëndetësor të infektuar. Kjo sjell edhe një herë në vëmendje domosdoshmërinë e rritjes eksponenciale të testimit, pra, ndryshimin kryekëput të strategjisë të ndjekur deri tani me testimin. Duke nisur me testimin për stafet mjekësore, praktikë që po ndiqet masivisht në çdo vend, dhe, po kështu me të gjithë punonjësit e vijës së parë, qofshin këta të sektorit publik, punonjësit e policisë, Forcave të Armatosura që mbështesin policinë në terren, të administratës që shërbejnë qytetarëve, por edhe të atyre që konsiderohen de facto vijë e parë, edhe pse nuk i përkasin sektorit publik, siç janë furnitorët, kamionistët, njerëzit të cilët punojnë në shërbim të tregtisë, të supermakatave, të tregjeve. Testimi dhe prekja e situatës në gjithë thellësinë e saj do të na japë shifra të sakta dhe përmasat e vërteta të infeksionit dhe duke patur këto shifra të sakta do të kemi të mundur të menaxhojmë situatën në vazhdim.
Në besimin tonë, gjurmimi i të gjithë personave të kontaktit të personave të konfirmuar me COVID -19, testimi dhe kontrolli periodik i stafit mjekësor, testimi i punonjësve të policisë dhe punonjësve që janë në kontakt të përditshëm nuk po bëhet në masën e duhur dhe duhet të kthehet urgjentisht në një prioritet absolut të autoriteteve, duke nisur me ndryshimin kryekëput të përqasjes së deritanishme.

Kërkesës tonë prej tre javësh për një përqasje të re për sa i përket testimit i janë bashkëngjitur edhe zëra të rëndësishëm të ekspertëve kombëtarë, madje edhe zëra brenda maxhorancës, ndaj dua të përsëris sot sërish kërkesën tonë të vazhdueshme që, deri tani për fat të keq nuk ka patur vëmendjen e autoriteteve, për të ndryshuar menjëherë strategjinë për testimin.

Të dashur qytetarë në qoftë se kjo strategji nuk ndryshon, në qoftë se ne vazhdojmë të prekim vetëm sipërfaqen e problemit, vetëm majën e ajsbergut atëherë do ta kemi shumë të vështirë që ta drejtojmë vendin drejt hapjes, që t’i japim fund hap pas hapi qëndrimit të detyrueshëm nëpër shtëpi dhe, po kështu, t’i japim fund hap pas hapi mbylljes së ekonomisë. Është e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan për të garantuar daljen e tyre graduale. Dhe është e pamundur të kemi një plan të tillë me nivelin aktual të testimeve, i cili, siç kemi treguar në vijimësi, është shumë më i ulët sesa i vendeve fqinj dhe përbën kështu pengesën e parë të madhe për qeverinë dhe për këdo tjetër që të hartojë një plan dhe të zbatojë një plan për daljen nga kjo situatë.

Prandaj, prioritet absolut duhet të jetë procesi i gjurmimit të rasteve të infeksionit, historia e tyre dhe zinxhiri i kontakteve. Në këtë drejtim, pushteti vendor ka qenë dhe mbetet jashtë loje, ndaj kërkesa e jonë e parashtruar edhe institucionalisht është që menjëherë, në bazë edhe të ligjeve në fuqi, të normohet përmes një VKM angazhimi total i pushettit vendor, së bashku, me institucionet publike në zonë për të bërë të mundur gjurmimin dhe izolimin e të gjithë rasteve të infeksionit pa të cilin karantina do të ketë fare pak kuptim ose nuk do të ketë kuptim dhe se dalja nga karantina do të bëhet e vështirë ose e rrezikshme. Ky proces kërkon po kështu protokolle të qarta për zbatim dhe njerëzit në terren të cilat po kështu duhet të sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave dhe institucioneve të tjera shëndetësore.

Tags: Basha koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026
Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.