Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manastirliu: Kemi porositur 30 mijë teste, a do të ndryshojë strategjia në vazhdim dhe çfarë po ndodh në Shkodër

06/04/2020
VIDEO/Ministrja e gëzuar: 2268 mjekë, infermierë e studentë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë porositur 30 mijë teste të reja për COVID-19. Duke iu referuar kërkesave të opozitës për rritjen e testimeve ajo tha se nuk ka mungesë por se ka një strategji të përcaktuar nga ekspertët, ndërsa përgjigjej në një intervistë për neës 24 tv.

“Nëse nuk do kishim teste nuk do bënim çdo ditë dhe nuk do kishim zbuluar vatra të tjera.  Jemi duke vepruar punën çdo ditë. Stoku i tamponëve rritet, nuk kemi pasur mungesë. Sa i përket strategjisë së testimit bëhet nga ekspertët. Deri tani strategjitë ka qenë e suksesshme. Këtë po e thotë dhe OBSH. Një strategji që është e orientuar drejt rasteve të dyshuara dhe izolimit të kontakteve. Po bëhet një punë shumë e madhe në terren, sa i përket gjurmimeve dhe testimit të çdo raste. Kemi porositur 30 mijë teste të reja. në bashkëpunim me OBSH janë në procesim e sipër sipas procedurave nëpërmjet fondeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe do vazhdojmë të porosisim sepse është një strategji e qartë për ne, dhe sa i përket testimeve dhe kapaciteteve në spitale”, deklaroi Manastirliu.

Sipas saj, OBSH është shprehur disa herë që Shqipëria ka marrë masat e duhura në kohë sa i përket strategjisë së kufizimit të virusit, duke izoluar, karantinuar dhe orientuar masa të shpejta dhe efikase. “Nuk do të thotë që edhe pse nuk patëm një kurbë të lartë i dedikohet një fati që na kishte rënë ne, por përkundrazi masave të marra në kohë dhe këto masa duhet të respektohen nga të gjithë. Është një virus që ishte i panjohur dhe ka më shumë të panjohura se të njohura”, tha ministrja.

Po ashtu ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek Shkodrës, pasi janë shfaqur raste të reja në rritje, ndërsa tashmë ky qytet cilësohet në këto momente si ‘bomba e kurdisur me sahat’.

Manastirliu tha se tashmë janë evidentuar dy vatrat e infektimit dhe të gjithë kontaktet e personave të prekur nga koronavirusi. Ajo apeloi të gjithë qytetarët që të zbatojnë rregullat dhe të kenë parasysh distancimin social.

“Shkodra është një ndër qytetet që aktualisht ka dy vatra, të cilat janë zbuluar në sajë të punës të gjithë strukturave të shëndetësisë, në bashkëpunim me ISHP. Është bërë hetim i imtësishëm. Janë zbuluar vatrat dhe kontaktet e tyre. Ajo çfarë dua të them është që të bëjë një apel për qytetarët e Shkodrës, dhe të gjithë të qyteteve të tjera se duhet të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit. Masat në disa zona nuk janë zbatuar ashtu siç duhet. Një papërgjegjshmëri e një individi, sjell dhjetra të infektuar. Testimet janë kryer sipas përcaktimeve të epidemiologëve. Për ne nuk është problem që sot të bëjmë testime. Por nëse bëjmë testime të personave që s’kanë simptoma me probabilitet do të dalin negativ, ata mund të neglizhojnë më pas. Testimi është sistem. OSH thotë; testo, testo, ku dyshohet. Nëse nuk do të kishim teste, nuk do të bënim teste çdo ditë dhe s’do bënim zbulime të reja. Ne nuk kemi pasur asnjëherë problematikë.”, pohoi ajo. Deri më tani, në Shqipëri janë shënuar 21 viktima nga koronavirusi dhe 377 të infektuar.

Tags: manastirliu koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.