Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i motorit. Aksidenti është shënuar rreth orës 09:50 minuta në fshatin Velipojë.
Shkoder/Informacion Paraprak
Më datë 04.04.2020, ora 09:50, në fshatin Velipojë, ka ndodhur një aksident rrugorë, ku mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka nderruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/DRONI.al/





