Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Euronews nxjerr rezultatin e frikshëm: Vdekjet në Itali dhe Shqipëri janë në përqindje të njëjtë

31/03/2020
Euronews nxjerr rezultatin e frikshëm: Vdekjet në Itali dhe Shqipëri janë në përqindje të njëjtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga gjetjet përmes grafiqeve dhe të dhënave krahasuese mes Italisë dhe Shqipërisë në lidhje me pandeminë, zbulohet një fakt që duhet të frikësojë shumëkënd: Shqipëria dhe Italia kanë të njëjtën përqindje vdekjesh në raport me popullsinë. Analiza e të dhënave u krye nga Euronews Albania dhe u transmetuan në emisionin Ilva Now.

Më poshtë është analiza e shifrave, një rast impresionues i zbatimit të datajournalism, prezantuar mbrënë nga Ilva Tare:

Nga grafiku i parë, ne do të shohim kurbën e Shqipërisë në ditën e 23. Ne kemi 223 të infektuar, dhe 11 të vdekur, ndërkohë që janë shëruar 44 vetë. Raste aktive që po marrin trajtim janë 168 ndërkohë që shumë të tjerë janë në izolim për 14 ditë. Në krahasimin që bëme me Italinë javën e kaluar pamë që kurba jonë ishte gati pothuajse e njëjtë me atë italiane për të njëjtin numër ditësh.

Ne tabelën tjetër do të shohim se si ka shkuar kurba e rasteve të reja dhe vdekjeve ditë pas dite. Pra shohim se rastet e reja të zbuluara janë ulur në krahasim me ditët e shkuara, por që ende mbeten konstante. Ne ketë grafik do të shohim se si është situata në Itali. Në Itali deri ditën e djeshme ishin 97.689 te infektuar dhe 10.779 të vdekur.

Italia është vendi që është goditur më shumë nga ky virus dhe është sot në ditën e 44 të saj zyrtare. Tani do të shohim se si kanë evoluar rastet në ketë jave. Po të krahasojmë numrin e popullsisë së prekur për 1 milion banorë mes Shqipërisë dhe Italisë, do të vërejmë që kurba e Shqipërisë ka pësuar një thyerje të dukshme.

Javën e kaluar ne ishin më shume se Italia. Këtë jave për 23 ditë, në Shqipëri janë 78 persona të infektuar me 1 milion banorë ndërsa kur Italia ishte në ditën e saj të 23, kishte 122 persona të infektuar për 1 milion banorë. Siç mund ta shohim nga grafiku, kurba e Shqipërisë është thyer dukshëm, duke mos ndjekur atë të Italisë që do të thotë se është nën kontroll.

Ndërsa tek tabela e përgjithshme, e shohim se kurba e Shqipërisë po ndjek një tjetër trajektore nga ajo e Italisë. Në tabelën e fundit, shohim edhe përqindjen e vdekshmërisë në të dy vendet. Në Shqipëri përqindja e vdekshmërisë është 4.9%, pothuajse njësoj si Italia në ditën e saj të 23 të epidemisë. Mbipopullimi i sistemit të shëndetësisë, beri që në Itali vdekshmëria të rritej ndjeshëm.

Sot në Itali vdesin 11% e atyre që infektohen me COVID-19. Kjo është rëndësia e distancimit fizik dhe qëndrimit në shtëpi. Nëse sistemi shëndetësor do të mbingarkohet, atëherë do të vdesin më shumë njerëz. Nëse jo, atëherë mundësia për kurim do të jetë më e madhe.

Tags: euronews albaniakoronavirus ilva tare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.