Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Qeveria nuk do paguajë asnjë qindarkë për muajin mars

29/03/2020
Kufizimi është edhe më i ashpër se sa duket, policia sqaron një kleçkë të liri daljes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria nuk do të paguajë asnjë qindarkë për lënien pa punë në mars të mbi 1 milion shqiptarëve,tha anëtari I kryesisë së PD, Dorian Teliti, gjatë një dalje për mediat. Qeveria ka përjashtuar me shumë se gjysmën e shqiptarëve nga paketa gjysmake e ndihmës. Paketa e ndihmës së qeverisë duhet rishikuar. Asnjë qytetar të mos përjashtohet! Çdo ditë e lënë pa punë duhet të kompensohet, tha Teliti.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, DORIAN TELITI

Shqipëria sot është në betejë kundër virusit, por qeveria është në luftë për të mbuluar 2 të vërteta të hidhura.

E vërteta e parë është se qeveria ka përjashtuar nga ndihma ekonomike më shumë se gjysmën e qytetarëve që kanë mbetur pa të ardhura për shkak të masave të jashtëzakonshme.

E vërteta e dytë është se askush nuk do të paguhet për 18 ditët e marsit, kur shumica e bizneseve u mbyllën dhe qytetarët u futën në karantinë me urdhrin e qeverisë.

Paketa gjysmake e qeverisë parashikon shtrirjen e efekteve nga 1 prilli. Kjo do të thotë se marsi nuk përfshihet fare në llogaritë e Edi Ramës për të ndihmuar qytetarët.

Në vendimin e fundit të publikuar për fondin e ndihmës gjysmake shkruhet e zeza mbi të bardhë:

“Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shume se 3 muaj.”

Është e qartë se vendimi i qeverisë ka përjashtuar ndihmën për muajin mars, duke lënë në mëshirë të fatit më shumë se 1 milionë qytetarë.

  • Ku do t’i gjejnë paratë ata për të mbyllur këtë muaj?
  • Pse duhet të shtojnë borxhet kur Edi Rama e kishte në dorë t’ua lehtësonte jetën?

Hyrja në fuqi në 1 prill e vendimit nuk do të thotë se pagesa do të kryhet menjëherë. Pas aplikimit nga bizneset, do të duhen të pakten 10 ditë të tjera që te marrin një përgjigje, nëse perfitojnë apo jo nga fondet e pamjaftueshme të vëna në dispozicion.

Lënia pa të ardhura për të paktën 1 muaj nga mbyllja e detyruar e bizneseve është pasojë direkte e vonesës së pajustifikuar dyjavore të qeverisë për hartimin dhe zbatimin e paketës së ndihmës.

Edhe ato pak masa te lançuara nga qeveria janë gjysmake dhe jotransparente.

Ndërsa vazhdon të paguajë miliona euro për beton për një grusht njerezish, qeveria nuk ka ende një pergjigje se:

  1. Çfarë do të bëhet me rreth 35 mijë biznese të vogla me xhiro deri në 140 milionë lekë që nuk perfitojnë nga paketa e ndihmës?
  2. Çfarë do te behet me dhjetëra mijera të papunë, që nuk janë pjesë e skemës së papunësisë? Me çfare do te ushqehen ata?
  3. Çfarë do të bëhet me rreth 70 mijë familje qe i kanë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmes ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë? Kush do të kujdeset për ta?
  4. Çfarë do të bëhet me mijëra ambulantët që nuk janë përfshirë fare në vendimin gjysmak të qeverisë? Si do të ushqehen ata, kur qeveria ka ndaluar aktivitetin e tyre?

Shteti ka detyrimin që në këtë moment të vështirë të jetë pranë të pamundurve, t’u sigurojë atyre minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer.

Nuk janë paratë  e xhepit të Edi Ramës, por parate e taksave të shqiptarëve. Ato nuk duhet të shkojnë tek një grusht oligarkësh dhe financuesish të Edi Ramës.

Sot, është më jetike se kurrë, që shqiptarët të marrin ndihmë nga shteti, të mos diskriminohen dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Ky është detyrim ligjor i shtetit dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.

Partia Demokratike kërkon rishikimin e paketës së ndihmës së qeverisë! Asnjë qytetar nuk duhet të përjashtohet! Çdo ditë e lënë pa punë duhet të kompensohet!

Tags: dorian teliti koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.