Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kapet hajduti i Kavajes, ja ku vodhi bashke me mikun e tij

29/03/2020
VIDEO & EMRI/ Tiranë, arrestohet i shumëkërkuari i dënuar me 20 vjet burg në Itali
Share on FacebookShare on Whatsapp

Finalizohet operacioni policor “Rrakulli” për kapjen e autorëve të vjedhjes së banesave me thyerje dhe me dhunë.

Kapen dy persona të shpallur në kërkim, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”.

Zbardhen 12 raste të vjedhjes së banesave me thyerje e dhunë.

Vihet në pranga 28-vjeçari, si bashkautori i vjedhjes së banesës me dhunë në fshatin Rrakull dhe i katër vjedhjeve të tjera me thyerje. Një muaj më parë u arrestua edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve.

Po gjatë operacionit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje, njofton policia e Kavajes.

Detajet e policise:

Policia e Kavajës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrakulli”, në kuadër të të cilit u bë kapja e dy personave të shpallur në kërkim, konkretisht:

E. L., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, arrestuar më datë 22.02.2020 (dhe aktualisht është me masë sigurimi “Arrest në burg), në lagjjen nr. 4 Kavajë, më datë 21.02.2020, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke goditur me sende të forta në kokë shtetasin Xh. L., 81 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se të dy këta shtetas janë autorë edhe të katër rasteve të tjera të vjedhjes me thyerje, konkretisht: Më datë 03.03.2020 kanë vjedhur banesën e shtetasit S. Xh.; më datë 04.03.2020, gjatë natës, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin në godinën e një firme private; më datë 08.03.2020, ora 02:00, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit N. D., banues në Rrogozhinë dhe më datë 19.03.2020, në lagjjen nr. 5, Kavajë, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit L. K.

Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K., 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, në mungesë”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë me thyerje në banesën e shtetasit M. Rr., në fshatin Rrakull, Kavajë.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë e mundur zbardhja edhe e 7 rasteve të tjera të vjedhjes së banesave të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:

Më datë 09.02.2020, gjatë orëve të natës kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit I. U., banues në Kavajë; më datë 23.02.2020, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. K., banues në Kavajë; më datë 29.02.2020, gjatë natës është vjedhur pa thyerje, banesa e shtetasit Q. D., banues në Kavajë; më datë 03.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. Ç., banues në fshatin Vorrozen; më datë 09.03.2020 kanë tentuar të vjedhin me thyerje në banesën e shtetasit K. J.; më datë 11.03.2020 kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit Z. L.; më datë 14.03.2020, gjatë natës, në fshatin Synej, kanë vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit I. M.

Gjate operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga sendet e vjedhura në këto banesa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Tags: Policia kavaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.