Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Erindi: Vdiq shoku im i dhomes, nuk kishte asnje semundje dhe ishte i ri

25/03/2020
VIDEO/ Erindi: Vdiq shoku im i dhomes, nuk kishte asnje semundje dhe ishte i ri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erind Cara qe la spitalin infektiv i sheruar nga koronavirusi ka nje mesazh per te gjithe shqiptaret, te te gjitha moshave.

Mesazhi i Erindit:

CORONA VIRUS – COVID-19
Corona virus kryefjala e çdo bisede në të gjithë boten!
Sot pas 10 ditesh ne terapi prane Spitalit Infektiv ne QSUT dhe pas rezultatit te dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19 , mund të them qe betejen time e fitova dhe po kthehem ne shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë .
Por humba dhe miq te cilet i njoha gjate kesaj beteje që nuk ja dolën , dhe pse luftuan deri ne frymen e fundit bashke me Mjek e Infermier !
Te dashur miq ! Un fitova betejen me Covid-19 , por për të fituar luften duhet kontributi i të gjithve NE . Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë : Te qendrojmë ne shtëpi dhe te kalojmë kohë me familjarët tanë.
Më parë kishim qindra justifikime , puna , koha , pamundesia ,lodhja etj .
Sot ështe momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri , te bisedojme me njeri – tjetrin , t’u tregojme sa shume i duam . Po po sa shumë i duam prinderit , motrat , vllezërit , gjysherit , miqtë e te gjithë ata qe ne konsumojmë me ta gjenë më të rendesishme “KOHËN” !

Dy fjale për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndesi ! Qëndroni ne shtëpi !
Ky virus nuk të jep një mundesi të dytë . Shoku im i dhomës ishte nje djalë i ri , qe nuk kishte asnje semundje të mëparshme , kishte nje familje te mrekullueshme , nuk i mungonte asgje, por ky virus i rëndoh shëndetin . Nje frymenarrje të thellë thjesht kerkonte ! Luftoi , luftoi deri ne frymen e fundit sepse ishte larguar pa u pershendetur me askend , kishte ardhur se nuk ndjehej mirë , siç mund te jemi secili nga ne . Por mbrem ai u dorzua , nuk ia doli dot , la cdo gje mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshir edhe pse ishte i ri dhe i shendetshëm . PRANDAJ , QENDRONI NE SHTEPI !
Për disa të rinj të fort , e të shëndetshëm si unë , qendroni në shtepi ,mendoni për familjarët tuaj , prinderit , gjysherit imuniteti i te cilëve është më i dobët dhe COVID – 19 e ka më të thjeshtë për ti marrë në gjirin e tij.
NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !
Dy fjale të sinqerta për njerzit më të rendesishem në këtë lufte , mjekët , infermierët , farmacistët ,sanitarët dhe te gjithë ato qe sherbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19 . Ata jan front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Te mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gje familjen , prinderit , femijet , vellezerit , motrat , per te qen aty per tu sherbyer pacienteve te tyre , atyre qe nuk e donin kete virus , por ai erdhi dhe i infektoj , por do iu sherbejë dhe atyre që thonin “ Nuk na ben gjë ne Virusi “se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë , ndihme dhe përkundesje , kupton sa e rëndesishme është JETA , por qe tani nuk është vetem ne doren tënde , por te Mjekve , Infermierve , Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell , qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rendesishme eshte JETA , gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten“ angazhimet , punet , facebook , instagram , kafet dhe gjerat e pa rendesishme .
Duhet të qendrojmë në shtepi qe keta Infermier , Mjek të jenë sa më pak të rrezikuar .
Një falenderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv : Dr Najaden , Dr Arjanin , Dr Gentin etj Infermieret Semi , Dasho , Lukja , Eni , Emanuela , e te tjer .
Ju Falenderoj pa mas për çdo gje qe po bëni në ato kushte aq të veshtira !

Faleminderit !
Ne qendrojmë në shtëpi !
Ju në krye të detyres , per ta kaluar sa me lehtë këtë situate të veshtirë !
Me Respekt
Erind Cara
23-3-2020

https://www.facebook.com/erind.carajudo/videos/10217125326752502/

Tags: Erind cara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.