Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha shpjegon diferencen mes Shqiperise dhe Mqedonise per negociatat

24/03/2020
Basha shpjegon diferencen mes Shqiperise dhe Mqedonise per negociatat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Basha për negociatat: Askush nuk mund të luajë më me fjalë. Faktet janë mbi tavolinë. Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushte, që të nisë bisedimet si Maqedonia.

Pyetje: Europa kthen sytë nga Shqipëria kur kufinjtë janë mbyllur , si do ta cilësonit këtë?

Lulzim Basha: Nuk jemi vetëm. Ndryshe nga ç’mund të pretendohet në moment paniku apo ankthi, Shqipëria nuk është vetëm. Nuk ishte vetëm kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës na përfshinë në ndihmën e tyre 100 milionë dollarëshe për vendet e Ballkanit që po dedikon përmes USAID-it dhe nuk është vetëm edhe në këtë moment, kur Bashkimi Europian I ka ndarë plot 50 milionë euro për vendin si pjesë e një pakete e ndihmës për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj fjalët e para janë fjalë mirënjohjeje për taksapaguesit europianë, të cilët sot ndodhen në situate të ngjashme me ne për sa I përket pandemisë, rrezikut ndaj të cilit janë ekspozuar natyrisht ne kushte shumë më të mira dhe të favorshme sesa shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë dhe janë kujtuar përmes qeverive të tyre, përmes Bashkimit Europian të ndajnë në këtë ditë të vështirë para nga paratë e tyre për t’u ardhur në ndihmë vendeve tona, në këtë rast për t’I ardhur në ndihmë Shqipërisë. Në këtë kuptim dua të them se është një vepër bujarie, por edhe largpamësie se është një ndihmë që alokohet në të njëjtën kohë me atë që po bën qeveria shqiptare pas ato 2-3 javësh kërkesash të shoqërisë, opozitës dhe të miat personalisht. Ndaj thirrja ime është që këto para të administrohen me transparencë, me kujdes dhe të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë dhe të shkojnë sa më shpejt.

Pyetje: Çfarë ndryshon që nga sot me njoftimin e dalë publik për Shqipërinë në raport me familjen e përbashkët europiane?

Lulzim Basha: Ajo që ndryshon është që marrin fund paqartësitë. Për fat të keq për më shumë se tre vite këtu është bërtitur fitore dhe hapje negociatash, kur negociatat nuk ishin hapur. Tanimë askush nuk mund të luajë më me fjalë, faktet janë mbi tavolinë, Bashkimi Europian ka bërë të vetën, vendet anëtare më në fund kanë krijuar mjaftueshëm konsensus për të bërë përpara dhe rruga përpara për dy vendet tona është e qartë. Maqedonisë i është dhënë dritë jeshile dhe do të nisë përgatitja e ngjarjes së parë qe shënon hapjen e negociatave e ashtuquajtura Konferencë Ndërqeveritare. Ajo është hapi i parë formal i nisjes së bisedimeve të një vendi në bllokun e Bashkimit Europian. Që Shqipëria të vijë tek ky hap duhet të plotësojë katër parakushte dhe 11 kushte, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, ndryshe nga fqinji ynë. Dhe këtu janë nëntë kushtet e Bundestagut tashmë të njohura për qytetarët shqiptarë, për publikun shqiptar dhe janë shtuar po ashtu disa kushte të tjera, disa parakushte të tjera të cilat kanë të bëjnë me ato probleme të cilat shqiptarët i njohin fare mirë, problemet e demokracisë, të zgjedhjeve, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër blerjes së votës, të drejtësisë së pavarur, të dhënies fund të kulturës së pandëshkueshmërisë të njerëzve me pushtet, qoftë ky pushtet politik apo pushtet kriminal, apo qoftë edhe ekonomik. Pra një sërë kushtesh plotësimi i të cilave në vetvete do ta bëjë Shqipërinë më të mirë, më të lirë, më të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Tags: Basha negociatat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

POGRADEC/ 78-vjeçari bën për spital të shoqen, goditje me dru

27/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.