Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministrja Manastirliu shpjegon enigmën: Çfarë ka në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

19/03/2020
VIDEO/Ministrja e gëzuar: 2268 mjekë, infermierë e studentë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një bisedë të realizuar me skype me gazetarin Endri Xhafo ne abc tv, sqaroi njoftimet e raportuara me shifra të ndryshme të të infektuarve me Covid-19, të shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë ndërsa sqaroi se është duke u bërë gati spitali “Shefqet Ndroqi” për tu kthyer në Spital Covid 2, që do të presë të sëmurët e infektuar nga koronavirusi kapaciteti i të cilit është 190 shtretër.

Pjesë nga biseda nën studio:

Endri Xhafo: Kemi një dilemë me shifrat e raportuara për të infektuarit me Covid-19. Dje kemi patur mjekun Tritan Kalo në studio, ai tha se ditën e djeshme ka patur 28 persona të shtruar në spital ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 30 persona të shtruar, çfarë ka ndodhur me shifrat?.

Ogerta Manastirliu: Të gjitha shifrat zyrtare raportohen çdo ditë në orën 11 të paradites. Për sa i përket deklaratave të Prof. Kalos në studion tuaj, të cilin gje rastin ta falënderoj, ai iu ka informuar mbi situatën në infektiv që është dinamike, pra ndryshon orë pas ore. Në spitalin infektiv përcillen të gjithë personat që kanë problematika me shëndetin, referohen nga 127. Ka një procedurë dhe protokoll pune që ndiqet në spit Infektiv si dhe në spitale të tjera, ku duhet të kuptojmë që në një moment të tillë i ndryshon numrat me orë. Profesori iu ka dhënë një shifër të saktë. Ndërkohë që në Infektiv sot numri i të shtruarve ka ndryshuar, ka shkuar në 32 raste 3 prej të cilëve në terapi intensive por jo me frymëmarrje të drejtuar.

Endri Xhafo: Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, një rast i ri një pacient 66 vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në QSUT, i qëndroni kësaj deklarate? Pse e keni lënë pacientin që të agravohet deri në fazën ku duhet të futej direkt në terapi intensive.

Ogerta Manastirliu: Rasti është ndjekur trajtuar nga mjekët përkatës sipas protokollit që janë vendosur në spital. Rasti i këtij pacienti është përfshirë në shërbimin intensiv pasi ka paraqitur shenjat që kanë nevojë për këtë trajtim. 66 vjeçari ka qenë në një strukturë tonën spitalore ku ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe më pas është transferuar në këtë spital për të kryer edhe testin edhe për të trajtimin e mëtejshëm.

Endri Xhafo: Kemi një informacion se tek Spitali “Shefqet Ndroqi” nuk kanë asgjë, ky spital është në plan që të kthehet në spital Covid, do bëhet ai i pari apo do të bëhet spitali nr.2 në QSUT, si është radha e veprimit?

Ogerta Manastirliu: Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të kemi disa skenarë për sa i përket trajtimit të pacientëve me këtë infeksion. Skenari i parë fillon me Covid 1, spitalin infektiv, aty ku 32 pacientë marrin trajtimin. Spitali infektiv ka 140 shtretër që janë në dispozicion të trajtimit të këtyre të sëmurëve. Më pas, nëse do të kemi përmbushje të kapacitetit të këtij spitali do të jetë Spitali Shefqet Ndroqi, Covid 2. Ai ka në dispozicion 190 shtretër. Kemi dinamikë të ngjarjeve, planet tona drejtohen nga disa ekspertë./abcneës.al

Tags: Manastirliu koronavirusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

17/08/2026
Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

Berisha: Bandat e Ramës, përmes Tom Doshit, po sulmojnë protestuesit paqësorë

17/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.