Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Sa me shpejt paketa social ekonomike, masat shternguese te nevojshme

18/03/2020
“Vendi ka mundësi ta përballojë krizën, nëse pezullohen koncesionet”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot ne nje interviste ne news 24 se masat shtrënguese jane të domosdoshme për ngadalësimin e përhapjes së Covid-19. Disa janë kontradiktore, por sot nuk është koha të kërkojmë llogari. Sot është kohë për paketën sociale dhe ekonomike, thote Basha.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Si e vlerësoni situatën dhe masat shtrënguese të marra nga qeveria në kuadër të mospërhapjes së COVID-2019?

Lulzim Basha: Rreziku që kanoset shqiptarëve është në fakt një rrezik zinxhir. Fillon me përballimin e pandemisë, ku masa kryesore është distancimi social, të cilën padyshim e kemi mbështetur, e kemi kërkuar shumë më përpara. Më mirë vonë se sa kurrë. Nuk dua të bëj sot asnjë aludim për një debat politik, sespe sot nuk është një çështje midis meje dhe zotit Rama apo mes opozitës dhe qeverisë. Sot çeshtja kryesore dhe e vetme që më preokupon mua, PD dhe opozitën, është shëndeti, siguria, është mirëqenia e shqiptarëve. Mënyra më e mirë e njohur deri tani është distancimi social, kufizimi i aktiviteteve në grup, por padyshim ky është fillimi i një zinxhiri pasojash, sepse kjo shkakton pasoja në ekonominë e vendit në terësi dhe në ekonominë individuale të familjeve. Atë që jemi përpjekur këto ditë të bëjmë, është të fokusohemi në dy drejtime kryesore: shëndetin që nis me personelin shëndetësor, ku siguria e tyre është kyçe për të garantuar sigurinë e popullsisë. Mbrojtja e tyre është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e të gjithëve pastaj. Komponenti i dytë është ekonomia për të zbutur sado pak pasojat në menaxhimin e ekonomisë.

Pyetje: A janë të mjaftueshme masat shtrënguese të marra nga qeveria? Në këndvështrimin tuaj duhet bërë më shumë, po të kemi parasysh se, nga njëra anë, ka karantinë, kufizim të lëvizjes së qytetarëve, nga ana tjetër lejohen ndërmarrje me risk të lartë si në call center apo fason?

Lulzim Basha: Qendrimin tonë e kemi shprehur. Ne besojmë se ato ndërmarrje ku distancimi social është i pamundur apo i vështirë, duhet të procedohet me mbylljen e tyre. Ky nuk është vetëm konkluzion i ekspertëve tanë, por është edhe një kërkesë e përfaqësuesve të këtyre bizneseve, me të cilët kam qenë në kontakt gjatë gjithë kësaj kohe. Me përfaqësues të biznesit fason, call centër, dhomat e tregtisë, ku ka një shqetësim të madh për pamundësinë reale të distancimit social atje. Mbyllja e tyre ka qene një nga kërkesat që ne e kemi mbështetur. Përkundër masave shtrënguese, frikësuese apo represive, nganjëherë edhe kontradiktore, për të cilat ne do të kërkojmë llogari, por jo sot, në kohën e duhur, sepse sot nuk është koha për të treguar me gisht. Masat që kërkojmë ne janë masa përmbajtësore, jo në formë, janë masa zgjidhje dhe menaxhimi. Filozofia jonë është zgjidhja – menaxhimi i krizës, nuk është propaganda. Këtu spikasin propozimet tona për kujdesin social, për njerëzit në moshë, për njerëzit e sëmurë, për ata në pamundësi ekonomike. Propozimet tona për kujdesin shëndetësor dhe kujdesin ekonomik, sepse zinxhiri i rrezikut nis me shëndetësinë dhe i përcillet ekonomisë, ekonomisë kombëtare dhe asaj familjare.

Basha: Masave kufizuese duhet t’u jepet forma e duhur ligjore. Të mos mbeten masa facebook-u. Sakrifica e qytetarëve duhet të mbështetet menjëherë me paketë mbështetëse sociale dhe ekonomike.

Padyshim edhe masat e marrë deri tani të kufizimit dhe distancimit social, kanë një rol shumë të rëndësishëm. Ndonëse disa prej tyre u morën pas një periudhe vonese dhe nënvleftësimit të situatës, siç thashë, gjykimet për vendimet e vonuara apo vendimet e gabuar do i takojnë një kohe tjetër. Sot unë dua të jem në mbështetje totale të këtyre masave, të cilave duhet t’u jepet edhe forma e duhur ligjore, nuk duhet të mbeten masa facebook-u, sepse ne kemi një kuadër ligjor, të cilin i kërkoj qeverisë ta plotësojë dhe ta shpallë ashtu siç duhet. Ka një ligj për emergjencat. Ka një ligj për fatkeqësitë natyrore. Ka parashikime të qarta, të mbështetura në legjislacionin shqiptar edhe për njoftimin, edhe për rregullimin e gjithçkaje. Këto janë çeshtje të cilat duhet të trajtohen në mënyrë shtetërore, në mënyrë qeveritare, jo në mënyrë spontane. Asgjë nuk është në mëshirën apo moralin e qeverisë. Legjislacioni shqiptar e parashikon qartë, që kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyror, shttei I lindin detyrime për të ndihmuar qytetarët dhe, natyrisht, qytetarëve u lindin detyrime që shteti duhet t’i kontrollojë që të zbatohen. Masat kufizime, pa dyshim, I kam mbështetur dhe I mbështes këto masa. Dhe përsërsi thirrjen ëpr qytetarët që të tregojnë kujdesin makismal për distancimin social. Por, në të njëjtën kohë, kur u kërkon qytetarëve të marrin këto sakrifica ekstreme, kur i imponon këto kufizime e masa ekstreme me të drejtë, të cilat i mbështesim, i mbështes plotësisht, atëherë duhet të kemi dhe masa mbështetëse për qytetarët, për shëndetin e tyre, për ekonominë dhe, në veçanti, për shtresat në nevojë.

Tags: Lulzim basha koronavirus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.