SPANJE/ 19 te moshuar infektohen me koronavirus, vdesin te gjithe ne nje...

SPANJE/ 19 te moshuar infektohen me koronavirus, vdesin te gjithe ne nje qender sociale

155
0
Shares

Në Madrid, 19 të moshuar që qëndronin në një rezidencë kujdesi për moshën e tretë dhe ishin shtruar në spital, kanë humbur jetën të gjithë si pasojë e Covid-19, siç konfirmohen nga burimet shëndetësore të Madridit.

Infektimi i tyre ka ndodhur në rezidencën “Monte Hermoso” ngjitur me parkun “Casa de Campo”. Është një nga burimet më të këqija të virusit, raporton Marca.

“Ndoshta më shumë njerëz do të vdesin”, thanë burime shëndetësore për “Europa Press”. Rezidencat e të moshuarve janë vendet ku jeton popullata më e ndjeshme ndaj koronavirusit. Një zëdhënës i rezidencës ka deklaruar se punëtorët janë duke bërë çmos për të shpëtuar jetë. “Ne nuk do të humbim asnjë tjetër sekondë”. Kompania ka marrë në orët e fundit aparatet e oksigjenit dhe maska nga Ministria e Shëndetësisë. Pacientët janë duke u dërguar në spitale dhe stafi i rezidencës ka marrë përforcimin e punëtorëve nga Spitali Klinik “San Carlos” për shkak të seriozitetit të situatës.

Në 24 orët e fundit, rajoni i Madridit, që shënon rastet më të shumta në Spanjë, ka regjistruar 706 raste të reja pozitive, me 4,871 të prekur gjithsej, dhe 142 vdekje të reja me totalin 355 viktima, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Në Madrid janë 43 përqind e pozitivëve me koronavirus në Spanjë dhe 72 përqind të të vdekurve, ku shifra totale është 491 vetë. Sipas Shëndetësisë, shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi deri tani në mesatare në Spanjë është 4 përqind, por në Komunitetin e Madridit është rritur në 7 përqind”.

Të dhënat e fundit nga Ministria spanjolle e Shëndetësisë flasin për 11,178 raste pozitive me koronavirus dhe 491 të vdekur në Spanjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY