Koronavirusi, Thaci propozon gjendje te jashtezakonshme, qeveria nuk e pranon

Koronavirusi, Thaci propozon gjendje te jashtezakonshme, qeveria nuk e pranon

63
0
Shares

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës të shpall gjendjen e jashtëzakonshme nderkohe qe qeveria e Kurtit nuk eshte e ketij mendimi.

Thaçi ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, të cilën e thirri kryeministi Albin Kurti me kërkesën e presidentit, për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit Corona.

Ai gjatë kësaj konference ka thënë se do t’i propozojë Kuvendit të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

“Pas konsultave që zhvillova me kryeministrin dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dëshiroj të potencoj që të mos eskaloj situate më tutje. Kërkohet nga ne të gjithë të jemi në krye të përgjegjësive Kushtetuese e ligjore, atë që dua të theksoj sonte, që jemi te detyruar të deklarojmë dhe propozojmë duke respektu Kushtetutën e vendit, do t’i propozoj Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë”, tha Thaçi.

Thaçi tha se gjatë ditës së nesërme do të bëhet e ditur nëse ky propozim do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Nderkaq zv/Kryeministri i Kosovës, Haki Abazi tha në nje konferencë për medie se kryeminiatri Albin Kurti nuk është pajtuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Rpublikën e Kosovës.

Abazi, pas mblehjes së Këshilit të Sigurisë, tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk shihet e nevojshme dhe duket si masë ekstreme.

“Ajo që është propozuar nga Presidneti si gjendje e jashtëzakonshme shihet si masë ekstreme dhe mund të interferojë në veprimet e Qeverisë së Kosovës. Kryeminsitri ka shprehur qëndrimin e tij që nuk është në pajtueshmëri me masën e gjandjes së jashtëzakonshme, të cilën e ka propozuar presidenti”, tha Abazi.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY