Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ka nenen ne azil, por nuk e lene te takohet. Vajza, nje jave qe qan

15/03/2020
Ka nenen ne azil, por nuk e lene te takohet. Vajza, nje jave qe qan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koronavirusi paraqet më shumë rrezik për të moshuarit dhe ata me sistem imunitar të dobët. Vdekjet e para në Shtetet e Bashkuara si pasojë e virusit u shënuan në qendrat që ofrojnë strehim e kujdes shëndetësor për të moshuarit në shtetin e Uashingtonit. Prej atij momenti janë shtuar shqetësimet mes ekspertëve, pacientëve e familjarëve të tyre lidhur me sigurinë në këto qendra. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Julie Taboh njofton.

Vdekjet e para nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara u shënuan në fund të shkurtit në shtëpinë e pleqve “Life Care” në Kirkland të Uashingtonit.

Deri tani më shumë se 30 persona kanë vdekur, shumica e tyre banues në këtë qendër.

Kjo ishte periudhë e vështirë për Vanessa Phelps, nëna e së cilës jeton në këtë shtëpi pleqsh.

Ajo nuk ka pasur mundësi ta takojë nënën 90 vjeçare prej izolimit të qendrës.

“Ndihet tejet e stresuar dhe ka rënë në depresion. Javën që shkoi iu shtua edhe stresi që unë nuk mund ta takoja më, për një periudhë kohe”, tha ajo.

Ndërsa numri i rasteve vazhdon të rritet, ekspertët shqetësohen për mundësinë e përhapjes së COVID-19 në shtëpitë e pleqve.

“Është shqetësuese. Mendoj se përvoja jashtë Uashingtonit na tregon se virusi është i rrezikshëm për të moshuarit dhe ata me sistem imunitar të dobët. Në këto qendra ku jetojnë shumë të moshuar, duhet punë që virusi të mbahet jashtë”, tha Glen Wortmann nga Qendra Spitalore MedStar në Uashington.

“Situata në shtetin e Uashingtonit është tragjike. Përhapja në një qendër kujdesi na ka shqetësuar që nga dita e parë”, thotë Anne Schuchat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shqetësimi rritet nga mungesa e pajisjeve të testimit, ndaj banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuarit ndodhen në karantinë.

Kjo po krijon ankth dhe pasiguri në familjet si ajo e Vanessa Phelpsit.

“Në raste urgjente si kjo, duhet të jesh i përgatitur për të ndarë njerëzit e infektuar nga ata që nuk e kanë virusin. Testo gjithësecilin. Unë jam testuar dy herë për shtatë ditë, por nëna ime asnjëherë. E papranueshme”, thotë zonja Phelps.

Ekpertët e shëndetit thonë se po punojnë që të hartojnë një paketë rekomandimesh për qendra si kjo në të gjithë vendin.

“Nëse një banor sëmuret në shtëpi pleqsh dhe shfaq simptoma si ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje e shenja tjera, stafi e di se ai person ka nevojë për kujdes klinik, por edhe masa parandaluese që të mos përhapet tek të tjerët”, thotë Dr. Cliff Mitchell nga Departamenti i Shëndetit në Merilend.

Stafit dhe vizitorëve u është kërkuar që të futen në karantinë për dy javë nëse mendojnë se janë ekspozuar ndaj virusit.

Diçka që Vanessa Phelps po e bën.

“Jam e mpirë. Janë shtatë ditë ferri. Nuk mund të qaj më. Më duhet të pushoj e të mbroj veten”, tha ajo.

Tags: Koronavirus . Azili i pleqve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.